• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shehi: Rama ka humbur kontrollin, ngriti policinë kundër Metës

17:24 : 12/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë për Ora News, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, u shpreh se zyrat e FRD-së mund të zbrazeshin pas zgjedhjeve dhe me shkresa ligjore.

Sipas Shehit, presidenti Ilir Meta u fut në mes të kësaj përplasjeje duke u konfrontuar me policinë bashkiake.

Shehi tha se situata të tilla pritet të rëndohen me afrimin e zgjedhjeve, pasi sipas tij Rama e ka humbur kontrollin.

“Është klima e zgjedhjeve që ka krijuar pushteti i sotëm i Ramës me gjithë këto veglat. FRD u bashkua me opozitën pak ditë përpara dhe një muaj para zgjedhjeve ju dashkan këto zyra. Që të ketë dhe ca elementë vërtetësie në këtë mes, pse kaq urgjente janë këto zyra, zyrat e zjarrfikëses janë? Lëri partitë të mbarojnë zgjedhjet dhe më pas çoi dokumentacionin me vulë dhe formë, sipas ligjit. Pasi të dalin vendimet mund të largohet, jo të shkosh në mes të Tiranës me dhunë dhe me polici.

Në këtë mes ka ndërhyrë edhe presidenti Ilir Meta. Presidenti mund të jetë i mirë ose i keq, por është kryetari i shtetit. Nuk mund t’i bëhet presion presidentit duke thënë që nuk pyetet as për presidentin, duke i dhënë një sinjal edhe votuesve. Ky është një turp i madh. Sikur presidenti duke pirë kafe të ishte duke bërë, duhet respektuar, jo të ngresh policinë kundër tij. Kjo tregon se Rama e ka humbur kontrollin dhe çdo ditë ngre marrina të reja. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që ta largojmë, sepse deri në zgjedhje do të kemi një klimë të nxehtë politike në vend. Këto incidente do të përsëriten edhe në qytete të tjera”, tha kreu i LZHK.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Ai shtoi se Rama është marrë me të duke e tallur, por tha se një person duhet të mbajë përgjegjësi për detyrat e tij publike dhe jo ato personale.

“Unë jam një shqiptar normal dhe nuk turpërohem për këtë punë. Ky është një idiotizëm i një njeriu të poshtër, sepse një njeri publik duhet të mbajë përgjegjësi për detyrat e tij publike. Jam dakord që të kritikohem për detyrën time, p.sh që kam qenë deputet dhe për këto përgjigjem, por ky merret me çështje personale. Mua nuk ka çfarë të merret. Unë e akuzoj si një njeri të korruptuar dhe si një njeri që ka abuzuar dhe që ka vjedhur Shqipërinë dhe e ka mbjellë vendin e drogë. E akuzoj se e ka lënë vendin 8 vite jashtë Evropës. E akuzoj se e ka drejtuar politikën e jashtme drejt Turqisë dhe Arabisë. Unë e akuzoj për gjëra konkrete, ku janë paratë e shqiptarëve?”, theksoi Shehi.

Etiketa: MetaRamaShehi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Kryemadhi prezanton kandidaturat e LSI në Burrel

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com