Kryeministri Edi Rama përjashton kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste.
Sipas raportimeve mediatike, Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve pre deputetë të PS në Vlorë.