Ndalohet nga policia e Tiranës një 60-vjeçar i akuzuar për pengmarrje dhe dhunë në familje.
Nga shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit të A. G., 60 vjeç, sepse me vendimin penal të formës së prerë, Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.