Disa imazhe satelitore sugjerojnë se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përpjekur të prodhojë më shumë plutonium për armët bërthamore në uzinën e saj kryesore bërthamore.
Faqja amerikane “38 North”, e cila monitoron ngjarjet në Korenë e Veriut, raportoi se pamjet e kompleksit bërthamor në Yongbiyon tregojnë se termocentrali me qymyr në këtë objekt po punon pas një pushimi afërsisht dy-vjeçar.
Ai tha se kjo mund të sugjerojë që përgatitjet janë duke u zhvilluar për përpunimin e plutoniumit të nevojshëm për armët bërthamore të Koresë së Veriut, por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se impianti po përgatitet vetëm për trajtimin e mbetjeve radioaktive, raporton AP.
Në fillim të kësaj jave, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, konfirmoi se disa termocentrale bërthamore në Korenë e Veriut vazhduan të funksiononin, e cila është një shkelje e dukshme e rezolutave të vlefshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Plutoniumi është një nga dy përbërësit kryesorë për ndërtimin e armëve bërthamore, së bashku me uraniumin shumë të pasuruar.