Hansi Jonuzi, është personi i dyshuar për vrasjen e Taulant Gjikajt në Vlorë. Burime bëjnë me dije se Jonuzaj u arrestua nga forcat ‘Shqiponja’ teksa po largohej me atuomjetin tip ‘Ford’ drejt pyllit të Sodës.
Taulant Gjikaj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa po ecte në trotuar. Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Paraprakisht po hetohet për ndonjë përplasje të mundshme mes autorit dhe viktimës jashtë Shqipërisë. 31-vjeçari Gjikaj ka jetuar jashtë dhe dyshohet se aty mund të ketë ndonjë bazë konflikti.
Ai është djali i një ish-punonjësi policie dhe njihej si person me rekorde kriminale. Pas vrasjes, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes policia i ka gjetur në brez edhe një armë zjarri tip pistoletë.
Gjikaj rezulton të jetë arrestuar dy herë nga blutë e Vlorës, ndërsa mësohet se në një prej rasteve ai është kapur armë në makinë.
Pylli i Sodës, njihet si një ndër vendet kryesore ku autorët pasi kryejnë vrasje, djegin automjetet për të fshehur gjurmët.