• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Velo, do marrësh 30’000 euro për vendosjen e minës”/ Dëshmia e Jamakut për atentatin në Kamëz

14:01 : 03/03/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja bëhen me dije nga dosja hetimore për atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mema në Kamëz, për të cilin dyshohet si organizator Gjergj Cukali.

Shërbimet e Policisë, thuhet në dosjen hetimore, kanë identifikuar shtetasin Enver Jamaku, banor i fshatit Zall Bastar, i cili është shoqëruar më pas dhe është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në praninë e detyrueshme të një avokati mbrojtës. Nga pyetja e shtetasit nën hetim Enver Jamaku ka rezultuar se ai është personi, që ka marrë përsipër që të vendosë eksplozivin në makinë “BMW X5”, të Memës.

Jamaku ka dëshmuar se ka rreth 5 vite që njihet me shtetasin Gjergj Cukali, për të cilin thotë se njihet dhe me emrin ‘Lashi’. Sipas Jamakut njohja mes tij dhe Cukalit ka qenë rastësore, pasi ai i ka blerë atij një makinë “Audi”, dhe kontaktin e ka lidhur me të përmes numrit të telefonit që kishte lënë për shitjen e mjetit.

Ai thotë se emrin e Cukalit e kishte dëgjuar dhe në televizor, ndërkohë që makinën e ka blerë nga ai për një shumë prej 2’800 eurosh, përmes një kontrate noteriale.

Jamaku tregon se prej asaj kohe ai nuk ka pasur komunikime me Cukalin, deri para 3 muajsh kur ai e ka ndeshur rastësisht në rrugën “Hoxha Tahsin”, teksa Cukali e ka përshëndetur nga një makinë “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Sipas dëshmisë, Gjergj Cukali e ka thirrur “o Velo”. Ka kthyer kokën dhe ka parë se ishte shtetasi Gjergj Cukali, i cili ia ka bërë me dorë që do të kthehej. Sipas deklaruesit, nuk e di arsyen përse Gjergji e ka thirrur në këtë emër. Pas rreth një jave një shtetas i ka shkruajtur në aplikacionin “Whatsup” me një numër të panjohur.

Ai i ka shkruar se ku ndodhej, dhe pasi deklaruesi e ka pyetur se kush ishte, ky shtetas i ka shkruar: “Unë Velo, unë”. Në këto momente është kujtuar se ishte shtetasi Gjergj Cukali, pasi ai e ka thirrur “Velo” në rrugë një javë më parë.

Gjergji i ka shkruar ku i ka kërkuar qe donte ta takonte. Kjo ka ndodhur para fundit të muajit Dhjetor të vitit 2020. Sipas deklaruesit, i ka thënë se ishte në shtëpi, ku rrinte me qera tek “Xhamia Xhura”. Me Gjergjin është takuar në rrugë përpara xhamisë, rreth orës 18.00-19.00 minuta në trotuar. Gjergji ka shkuar me një automjet foristradë “Range Rover”, ngjyrë e bardhe.

Sipas tij, Gjergji ishte dhe me një person tjetër në makinë në vendin e parë dhe vetë zbriti nga vendi i shoferit. Gjergji i ka thënë nëse kishte nevojë për punë, ku deklaruesi i është përgjigjur se nuk donte që të ngatërrohej me punët e tij, duke patur parasysh se e kishte parë në televizor Gjergj Cukalin, që kishte probleme me drejtësinë.

Gjergji e ka garantuar se nuk do të kishte asnjë problem, vetëm se duhej të vendoste një minë, poshtë makinës të një personi dhe këtë do e bënte në Kamëz, ku nuk kishte kamera sigurie. Gjergji i ka thënë se po ta bënte këtë punë do ti jepte një shumë prej 30.000 euro. Sipas deklaruesit, duke qenë se ishte i papunë, por dhe me shtëpi me qera, me dëshirën për të blerë një shtëpi, ka pranuar.

Sipas deklaruesit, i ka thënë Gjergjit që të shkonin të shikonin vendin dhe personin kujt do t’ia vinte minën. Gjatë bisedes, Gjergji nuk i ka treguar emrin e personit dhe arsyen përse donte që ti vinte eksplozivin. Pak ditë para ndërrimit të viteve, Cukali e ka marrë ne telefon Jamakun dhe së bashku kanë shkuar për të parë vendin ku do të vendosej mina, ndërkohë që nga atentati Gjon Mema mbeti i plagosur.

Pas ngjarjes, Jamaku u arrestua dhe dëshmitë e tij bënë që Policia të arrestonte disa ditë më vonë edhe Cukalin, ndaj të cilit u dha masa e arrestit me burg.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Zgjedhjet e 25 Prillit, Vetëvendosje me 3 kandidatë për deputetë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com