Javën e kaluar Lediana dhe Antonela zgjodhën Mevlanin për të dalë në takim, por ishte ky i fundit që duhej të zgjidhte mes të dyjave. Ai zgjodhi Antonelën, çka shkaktoi reagim të ashpër nga Ledjana.
Puntatën e mbrëshme në “Për’puthen Prime”, Mevlani ka sqaruar Ledianën sepse zgjodhi Antonelën. Biseda mes tyre pati edhe tension.
“Do të vij radha edhe ty, mos u egërso”, i ka thënë Mevlani.
“Se mos pret që të vij të hidhem në qafë. Të duket vetja i lumtur se ke dy goca që zihen për ty. Të duket vetja si princ”, shtoi Lediana.