• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Nuk janë të rinjtë përhapësit e mëdhenj të Covid’/ Mjeku Alimehmeti publikon studimin kanadez: Ja ku është problemi

17:15 : 27/02/2021
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Mjeku epidemiolog, doktor Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin e fundit të Kanadasë, lidhur me disa indikatorë të rëndësishëm ku thotë se për shtimin e numrit të të infektuarve të fundit nuk është faji i të rinjve .

Sipas këtij studimi, grupmosha 20-30 vjeç janë më asimptomatikët.

Madje, kjo kategori, pra asimptomatikët janë kategoria më pak e rrezikshme në përçimin e virusit.

“Këta indikatorë i ka studiuar siç duhet Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada), dega e Mbrojtjes së Shëndetit, dhe mund të na ndihmojë të kuptojmë disa pika kyçe shumë aktuale edhe në Shqipëri”, shkroi Alimehmeti, teksa pyetjes “A janë të rinjtë risku më i madh për familjen?”, studimi i përgjigjet me “JO”…

Analiza e studimit kanadez, nga Ilir Alimehmeti:

Lexo edhe:

No Content Available

Në situatën tonë epidemiologjike miqtë e mi, 71.7%* e vatrave janë vatra familjare (*Ministria e Shëndetësisë, 11.02.2021).

Shqetësimi është i ndryshëm sipas moshës dhe, me të drejtë, më të rinjtë shqetësohen më shumë të mos e fusin në shtëpi virusin, ndërsa më të moshuarit shqetësohen të mos i vijë fare virusi në shtëpi.

Por çfarë ndodh realisht brenda shtëpive me të infektuar nuk kemi informacion të saktë, përveç atij të referuar me gojë në bazë eksperiencash personale apo profesionale.

Shpjegim i disa termave teknikë:

Rasti indeks (index case) është rasti i parë që ndodh në familje, pra kush e fut virusin në shtëpi.

Rastet sekondare (secondary case) janë rastet që ndodhin si rrjedhojë e infektimit nga rasti indeks.

SAR (secondary attack rate – raporti i infektimit sekondar) është mundësia që një infeksion të ndodhë ndër persona brenda një grupi specifik (në këtë rast brenda familjes).

SAR ka aftësinë të ofrojë një indikator për të vlerësuar se si ndërveprimet sociale lidhen me riskun e transmetimit. (Liu et al. The Lancet 2020)

Këta indikatorë i ka studiuar siç duhet Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada), dega e Mbrojtjes së Shëndetit, dhe mund të na ndihmojë të kuptojmë disa pika kyçe shumë aktuale edhe në Shqipëri.

A janë të rinjtë risku më i madh për familjen?

A transmetojnë më pak personat pa simptoma?

A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?

Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada) studioi:

29.352 familje, me

84.125 kontakte familjare dhe

16.404 raste sekondare.

Le t’i marrim me radhë pyetjet më lart!

A janë të rinjtë risku më i madh për familjen? (Tabela 1)

Mosha më pak e rrezikshme për transmetimin sekondar është grupmosha 20-30 vjeç.

Në detaj, SAR sipas grupmoshës së rastit të parë në familje:

0-10 vjeç: SAR = 18.9%

10-20 vjeç: SAR = 17.7%

20-30 vjeç: SAR = 16.5%

30-40 vjeç: SAR = 18.0%

40-50 vjeç: SAR = 19.9%

50-60 vjeç: SAR = 23.3%

60-70 vjeç: SAR = 24.2%

70-80 vjeç: SAR = 25.9%

>80 vjeç: SAR = 34.6%

A transmetojnë më pak personat pa simptoma? (Tabela 1)

Asimptomatikët: SAR = 6.2%

Përpara simptomave: SAR = 8.2%

Simptomatikë: SAR = 22.1%

A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?

Shpjegim:

Vonesa e testimit është vonesa (në ditë) ndërmjet shfaqjes së simptomave të rastit të parë në familje dhe marrjes së kampionit për testim nga profesionistët shëndetësorë.

Në detaj:

Pa simptoma (referencë): SAR 6.2%

<0 ditë (para shfaqjes së shenjave): SAR 8.2%

0 ditë vonesë (dita e shfaqjes së shenjave): SAR 13.0%

1 ditë vonesë: SAR 18.5%

2 ditë vonesë: SAR 21.8%

3 ditë vonesë: SAR 21.5%

4 ditë vonesë: SAR 23.8%

≥5 ditë vonesë: SAR 28.9%

Këto të dhëna flasin për faktin se të rinjtë janë relativisht më asimptomatikë ose të sëmurë më lehtë e, si rrjedhojë, edhe risku për të infektuar të tjerë është më i ulët.

Autorët dalin në përfundimin se:

Risku më i lartë për infektime sekondare është më i lartë në familjet ku:

rasti i parë ka vonesën më të lartë ndërmjet shfaqjes së simptomave dhe testimit,

rasti i parë ka moshën më të lartë,

rasti i parë është simptomatik, dhe

familjet që janë më të mëdha në numër.

GJETJET TONA PROPOZOJNË KRYERJEN E TESTIMEVE TË MENJËHERSHME SI METODË PËR TË REDUKTUAR TRANSMETIMIN FAMILJAR DHE INCIDENCËN E COVID-19.

Pra, miqtë e mi, çfarë përfundimesh nxjerrim, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është Kanada?

Së pari, mos t’i anatemizojmë të rinjtë tanë pasi risku prej tyre është i njëjtë (ndoshta edhe më i ulët) në krahasim me moshat e tjera.

Së dyti, vonesa/mungesa e testimeve është shtysa më e lartë e rritjes së transmetueshmërisë!

Pra, le të pranojmë që kemi një problem testimesh dhe jo një problem rinie!

Ndërkohë vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat minimale që na kërkohen, të ruajmë veten dhe të tjerët.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Etiketa: koronavirusi mjelu alimehmeti boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Bayern Munich “shkel” Kolnin, Lewandowski nuk mund të ndalet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025

Guardiola i prish merkaton Bayern-it: Këtu s’ke rival, në Mynih…

21:18 : 14/05/2025

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025

BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

21:07 : 14/05/2025

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com