• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi me strukturat e LSI në Kashar: Pas 25 prillit, i japim fund çdo abuzimi!

19:40 : 26/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka angazhuar strukturat e LSI, që të jenë sa më pranë njerëzve, duke thënë se “ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes”.

Më tej, kryetarja e LSI iu është drejtuar qytetarëve, duke iu thënë se “Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët. Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm”.

Fjala e Kryemadhit:

Unë dua t’i jem shumë mirënjohëse të gjithë grupit organizator, jo vetëm për takimet, por për të gjithë mundësinë e komunikimit. Sepse sot është shumë më e vështirë për njerëzit për të qenë me ne në takim, por e kanë shumë më të kollajshme për të na hapur dyert e shtëpive të tyre. Duke qenë se Lemi do të jetë edhe kandidat i LSI-së për të gjithë zonën e Kasharit dhe është përfaqësues i saj, duke qenë në komunikim edhe me strukturat e partisë, por të dalim edhe jashtë strukturave, të jemi të përfshirë tek angazhimi i qytetarëve dhe sidomos i njerëzve të cilët do të kenë mundësi për të votuar dhe nëpërmjet votës së tyre i japin votën jo vetëm LSI-së, por edhe Lemit.

Lexo edhe:

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

Ne sot jemi në një ritëm shumë më të shpejtë seç kemi qenë në ditët e tjera. Sot është dita e 57 nga zgjedhjet, nesër bëhen 56. Kështu që ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes.

Ne në fakt në zonën e Kasharit kemi qenë gjithmonë të përfaqësuar dhe prezent, por sigurisht që mënyra e funksionimit të strukturave tona duhet të dalë jashtë strukturave partiake, por duhet të përfshihemi në takime me qytetarët, atë të cilën ne e kemi organizuar edhe nëpërmjet gjithë pikave dhe grupeve tona të interesit, duke filluar nga të rinjtë dhe të rejat, nga gratë, nga bizneset të cilat janë ato që po vuajnë më shumë nga të gjithë, nga familjarët të cilët kanë taksat e karta, energjinë e lartë, çmimet e larta. Një nga pikat tona që ne ndihemi më pranë me njerëzit, është ajo që ne marrim përsipër për të realizuar.

Ne sot jemi në kuadrin e programit dhe ajo që duam të diskutojmë është çështja lidhur me të. 5% i rimbursimit të shpenzimeve çdo familjeje, apo programi për arsimimin e të rinjve, që ne e kemi një nga pikat tona kryesore. Sepse në fund të ditës, nëse ne nuk do të kemi një sistem arsimor i cili të prodhojë jo vetëm studentë dhe më pas profesionistë të kualifikuar, ne do ta kemi të pamundur për të konkurruar në tregun e punës, por edhe në tregun rajonal.

Kështu që Lemi unë e di që ti e ke pasur sa të vështirë, por aq edhe të thjeshtë. E ke pasur të vështirë sepse presioni i segmenteve të qeverisjes dhe të bashkisë e të gjithë e kanë bërë të vështirë për të lëvizur. Por nga ana tjetër ka qenë e kollajshme, me të gjithë njerëzit që ta kanë bërë të mundur komunikimin, për të vajtur në shtëpitë e njerëzve, për t’i takuar dhe për të biseduar. Ashtu si edhe Marsela e shumë vajza e djem të rinj që janë pjesë e ekipit tënd, e kanë bërë të realizueshme, që ne sot të pretendojmë për të pasur jo vetëm një rezultat të kënaqshëm, por pretendojmë për të pasur rezultat për ta thyer atë mentalitet dhe atë rezultat që janë mësuar ta shikojnë herë pas here në komunën e Kasharit.

Unë dua të theksoj që në prioritetet dhe angazhimet tona, që tashmë do vijnë duke u shtuar edhe më shumë dhe ne fillojmë e piketojmë, nuk kemi të bëjmë vetëm me procesin e legalizimit në të gjithë zonën e Kasharit, ku njerëzit vazhdojnë dhe janë akoma pjesë e presionit që u bëhet nga institucionet e shtetit në këmbim të votës, për të marrë një certifikatë legalizimi, apo ndihmën ekonomike e shumë problematika të tjera.

Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët. Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm, sidomos për të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk shikojnë asnjë lloj mundësie jetese dhe punësimi këtu.

Etiketa: kasharkryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

10:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
Para

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë

TË GJITHA

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

20:45 : 17/08/2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com