• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuçiç i prerë: Përgjigjia e Serbisë ndaj dëshirës për të njohur Kosovën do të jetë “durimi dhe toleranca”

19:29 : 26/02/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën, por që përgjigjja e Serbisë ndaj gjithë kësaj, do të jetë “durimi dhe toleranca”.

Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë në një konferencë për media në Kurshumli, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur edhe pyetjes se a ka mundësi që statusi i Kosovës të zgjidhet në relacionin Prishtinë-Bruksel- Uashington, pa Beogradin.

“Do të shohim se çfarë do të thonë për Marrëveshjen e Uashingtonit. Po e shoh që nuk po u pëlqen. E vetmja gjë që do të dëshironin është që Serbia ta pranojë Kosovën. Në rast se ata mendojnë që kjo realisht është e mundur, atëherë, lum si ata. Ne nuk mendojmë ashtu”, tha Vuçiq.

“Më mirë t’i lëmë ata që ta tregojnë nervozizmin, ndërkaq që ne, do të vazhdojmë të merremi me fuqizimin e ekonomisë tonë”, theksoi presidenti serb.

Lexo edhe:

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

Vuçiç e ka falendëruar popullin serb në Kosovë

Para se të bënte këto deklarata, Vuçiç bisedoi me përfaqësuesit e Listës Serbe, e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, në mjediset me shumicë serbe, fitoi numrin maksimal prej 10 ulëseve për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai falënderoi popullin serb të Kosovës, duke theksuar që më shumë se 43.800 vota i ka fituar Lista Serbe, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt “ndërkohë që ata që tentuan të sjellin përçarje brenda popullit serb, kanë marrë rreth 1.300 vota. Pavarësisht që disa kanë investuar shumë para që t’i përçajnë serbët, nuk patën sukses”, theksoi Vuçiç.

Ai deklaroi që është arritur pajtimi që të rimëkëmbet Qendra klinike-spitalore në Mitrovicën e Veriut dhe të ndërtohet një Qendër klinike-spitalore në Graçanicë, mjedis ky me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës.

Përveç këtyre, siç ka theksuar ai, do të punohet edhe rruga magjistrale nga vendkalimi kufitar në Jarinjë e deri në Mitrovicën e Veriut, ndërkaq që Serbia do të investojë shtatë milionë euro për objektin e universitetit në Mitrovicën e Veriut.

Ndihma për serbët e Kosovës – të papunësuarve nga 200 dhe fëmijëve nga 100 euro

Vuçiç deklaroi se është arritur pajtimi që të sigurohet ndihma financiare, jo ndaj atyre që janë lajmëruar, por ndaj atyre që jetojnë në Kosovë. Ata që janë të papunë në Kosovë, siç tha ai, mund të presin ndihmën prej 200 eurove, ndërkaq që për secilin fëmijë do të sigurohen nga 100 euro.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë që suksesi i këtij subjekti politik, të cilin ai e ka udhëhequr në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nuk është vetëm fitore e tij, “por, fitore e unitetit serb”.

Ai e ka falënderuar Vuçiqin për takimin e përbashkët me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi është mbajtur në kazermën ushtarake “Kryengritja e Toplicës” në Kurshumli.

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, pasoi një takim tjetër, në të cilin përveç drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë se Serbisë, Petar Petkoviq, kryetarit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, ishin të pranishëm edhe kryetarët e organeve të përkohshme të 10 komunave me shumicë serbe, si dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në Kosovë./ REL

Etiketa: SerbiVucic

Lajme të lidhura

BOTA

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

16:27 : 14/09/2025
SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
RAJONI

Kosova ngre aktakuzë ndaj një burri të dyshuar për spiunazh për Serbinë

10:38 : 11/09/2025
BOTA

REL: Fyerjet e Vuçiçit ngrenë në këmbë BE-në

11:59 : 10/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
BOTA

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025
Para

VOA: Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

TË GJITHA

Komisioni i OKB-së publikon raportin: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

11:26 : 16/09/2025

Aktakuzë ndaj 13 personave pas shembjes së çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad

11:21 : 16/09/2025

Korçë/ I moshuari tenton të vetë*ritet me th*kë

11:03 : 16/09/2025

“Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid

11:01 : 16/09/2025

Probleme me pasurinë/ Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, refuzon të paguajë gjobën 400 mijë lekë

10:53 : 16/09/2025

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025

Struktura e re e Kuvendit/ “Ndryshimet po diktohen nga kreu i ekzekutivit”, përplasje mes PS dhe PD

10:45 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com