Vili Minarolli, ish-deputet i PD dhe ish-Ambasador, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me nisjen e procedimit penal ndaj dy mbesave të tij, që denoncuan publikisht faktin se babai i tyre u la pa mjekim dhe në një karrige në spitalin Infektiv, ku ishte dërguar për tu trajtuar nga Covid-19.
Vajzat akuzuan se babai i tyre, i cili ndërroi jetë, ishte lënë pa asnjë mjekim dhe kujdes shëndetësor, ndërkohë që mjekja i thonte se pacientit po i bëhej kontrolli mjekësor dhe skaneri.
QSUT në reagimin e saj mori në mbrojtje mjeken dhe stafin spitalor, policia nisi procedimin ndaj dy vajzave, ndërsa askush nuk heton mbi denoncimin e tyre.
Ish-deputeti shkruan se “mendoni sikur secili prej jush të ndodhej në atë situatë kur babai i tyre, idhulli i tyre në çastet e fundit të jetës u kërkonte ta nxirrnin nga ai vend ku e kishin lënë të braktisur dhe nuk e prekte njeri me dorë dhe në komunikim me mjeken ajo u thoshte se po i bënin skaner dhe të gjitha mjekimet. Pas disa çastesh babai i tyre ndërroi jetë.
Tani gjykoni dhe ju, kë duhet të besonin vajzat, babanë apo mjeken? Njëri nuk thoshte të vërteten dhe në këtë rast ai/ajo quhet gënjeshtar. Ka emër tjetër?”.
Reagimi i Minarollit
Hetim për mbesat se denoncuan mjeken e Infektivit, ish-deputeti i PD:
“Te dashur miq te fb dhe me tej, u informova se mjekja e infektivit qe permendet me emer nga dy mbesat e mija ka hapur nje ceshtje penale?!! ndaj tyre. E drejta e saj.
Po ju drejtohem edhe juve te jepni gjykimin tuaj:
Mendoni sikur secili prej jush te ndodhej ne ate situate kur babai i tyre, idhulli i tyre ne castet e fundit te jetes u kerkonte ta nxirrnin nga ai vend ku e kishin lene te braktisur dhe nuk e prekte njeri me dore dhe ne komunikim me mjeken ajo u thoshte se po i benin skaner dhe te gjitha mjekimet. Pas disa castesh babai i tyre ndrroi jete.
Tani gjykoni dhe ju, ke duhet te besonin vajzat, babane apo mjeken? Njeri nuk thoshte te vetteten dhe ne kete rast ai/ajo quhet genjeshtar. Ka emer tjeter?
Pastaj mendoni gjendjen psikologjike te tyre ne ate moment !
Tani atyre u duhet te perballen edhe me nje procedim gjyqsor kur kane edhe te jemen me infeksion ne shtepi.
Nuk i shkruajta keto rradhe per te ndikuar tek drejtesia. Ajo te beje detyren e saj, por si duket ne vendin tone humanizmi dhe njerezorja po i humbet vlerat.
Asnje mos e perjetofte ( edhe hasmii )ate qe perjetuan dhe vazhdojne te perjetojne mbesat e mija”, shkruan ai.