• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Testet anti-covid/ Tenderi 5 mln dollarë për “Evita” nën dyshimet për fitues të paracaktuar

11:10 : 15/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk ka “zhgënjyer” aspak, duke shpallur kompaninë “Evita” fituese të tenderit rreth 5 milionë dollarë, për të cilin janë hedhur dyshime më herët mbi “paracaktim” të rezultatit.

Në fundjavën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë shpalli rezultatet e tenderit me objekt “Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta për  SARS-COV-2 për nevoja të NJVKSH-ve” për një periudhë 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH” dhe me fond limit 496 milionë lekë të reja pa TVSH.

Në tender kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, një italiane dhe tre të regjistruara në Shqipëri, përfshirë edhe “Evita” shpk, e cila kishte dhënë ofertën e dytë më të ulët.

Një kompani shqiptare u skualifikua, pasi nuk kishte dorëzuar dokumentat e kërkuar nga autoriteti kontraktor.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

Ndërsa kompania italiane, e cila dha ofertën më të ulët,  u skualifikua për shkak se produkti i prezantuar prej saj në tender nuk ishte i regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave në Shqipëri.

Në këto kushte, në garë mbetën vetëm “Evita” dhe një operator tjetër. Nga kompanitë e mbetura në tender, “Evita” kishte ofertën më të ulët dhe rrjedhimisht u shpall edhe fituese.

Ky rezultat në favor të “Evita” shpk ishte paralajmëruar më herët zyrtarisht.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët për dyshimet shkresore të ngritura mbi këtë tender, si edhe për faktin që kompania ‘Evita” shpk dukej e paracaktuar si fituese, që në momentin e shpalljes së kritereve të procedurës së prokurimit publik.

Këto dyshime u ngritën nga një operator ekonomik, i cili, në Dhjetor 2020, kërkoi nga Komisioni i Prokurimit Publik që të detyronte autoritetin kontraktor, Ministrinë e Shëndetësisë, që të ndryshonte disa kritere, të cilat e orientonin tenderin drejt një operatori të vetëm.

Megjithëse, kompania ankimuese nuk e përmendi nominalisht “Evita” shpk, të dhënat e prezantuara prej saj para Komisionit të Prokurimit Publik, dalloheshin qartë që i drejtoheshin shoqërisë me aksioner kryesor “Arimo”, me pronar të panjohur dhe e regjistruar në zonën “off shore” të Amsterdamit.

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nuk e shqyrtoi kërkesën  e operatorit që kundërshtonte kriteret “e paracaktuara” për shkak të tejkalimit të afateve të ankimit.

Megjithatë, në vendimin e plotë të KPP jepen detajet se përse operatori ankimues vlerësonte se tenderi 5 milionë dollarë ishte “i paracaktuar”.

Sipas ankimuesit, Ministria e Shëndetësisë kërkonte që fituesi duhet domosdoshmërisht të kishte kontrata të suksesshme të ngjashme me tenderin 5 milionë dollarësh.

Por, siç konstatoi operatori ankimues, autoritetet shëndetësore shqiptare kishin realizuar vetëm një tender për blerje të testeve anti-covid, në Nëntor 2020.

Në atë tender, të zhvilluar me procedurën e negociimit pa shpallje paraprake, Ministria e Shëndetësisë kishte zgjedhur vetë që të nënshkruante kontratë me “Evita” shpk.

Pra, siç pretendonte operatori ankimues, vetëm “Evita” kishte një kontratë të suksesshme për testet e shpejta anti-covid dhe kjo, për shkak se Ministria e Shëndetësisë kishte zgjedhur që t’ia jepte asaj tenderin e parë (pa garë), të zhvilluar në Nëntor 2020.

Dhe, në fakt, në përfundim të tenderit 5 milionë dollarësh, ndodhi saktësisht siç e kishte paralajmëruar operatori që iu drejtua Komisionit të Prokurimit Publik dy muaj më parë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk “zhgënjeu” aspak.

Lexo edhe:

Koncesionari offshore i sterilizimit fiton me 100% të vlerës tenderin e testeve të shpejta të COVID-19

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025
SPORT

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
Para

Debutimi i Ferhan Hasanit, “Buba” surprizon fansin pas ndeshjes

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com