Partizani fitoi 0-3 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Një nga më të mirët në fushë për të kuqtë ishte Jasir Asani, i cili realizoi edhe një gol. Asani pati një lidhje me emisionin Fair Play, i cili drejtohet nga gazetarja e mirënjohur, Enkelejda Zeko.
“Çdo ndeshje kemi marrë maksimumin. Kënaqësi që fituam sot. Unë mendoj që ka ekipe që janë në vendin e duhur. Çdo ekip do japi maksimumin për të dalur kampion. Ka shumë ekipe si Kukësi, apo edhe Teuta që kanë pretendime.
Të fitojmë të githa ndeshjet që të mbërrijmë Vllazninë. Gjendja ka ndryshuar me hapjen e merkatos. Çdo ndeshje jemi të gatshëm të japim maksimumin. Përse mos ta fitojmë ne kampionatin? Secili lojtar mezi pret shansin e tij, por vetëm trajneri vendos. Objektivi jonë është që të aforhemi sa më shumë me Vllazninë. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin. Rëndësi ka që të japim maksimumin. Unë mendoj që nuk ka lojtarë që mërzitet, pasi çdo futbollist është i njëjtë. Ekipi ka mjaft cilësi. Vllaznia ka bërë mirë gjithë kampionatin. Unë mendoj se do jetë e vështirë në fund që të dali kampion. Do ketë përballje me ne dhe me të tjerat. Unë mendoj se të gjitha ekipet janë pretendente. Unë mendoj se çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Ndaj Vllaznisë e kemi motivimin më të lartë. Unë them që çdo ndeshje ka rëndësinë e vet” – tha ai.