• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sondazhi i Dhomës Gjermane të Tregtisë: Ndihma gjatë pandemisë nuk ishte e mjaftueshme për biznesin

16:53 : 10/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Një klimë e trazuar ekonomike ndikuar nga pandemia e Covid-19 gjatë vitit të shkuar dhe pritshmëri të stepura për vitin e ardhshëm tatimor: ky është rezultati i një anketimi të sipërmarrjeve anëtare të Dhomës Shqiptare Gjermane të Tregtisë (DIHA), që kjo e fundit prezantoi sot gjatë një aktiviteti virtual.

Në praninë e Presidentes së DIHA-s Stephanie Sieg, ministres së Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, Ministrit të Shtetit, Eduard Shalsi si dhe organizatave anëtare të DIHA-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare Ambasadori Peter Zingraf theksoi, që Gjermania në kohë krizash qëndron e vendosur në krah të Shqipërisë. Por ai solli në vëmendje faktin, që përgjegjëse për këto pritshmëri të mbytura nuk është vetëm pandemia:

”Edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur dhe në rrugën e integrimit në BE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar. Sipërmarrje gjermane dhe të huaja vazhdojnë të shprehin tepër shpesh skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Ata pyesin, nëse do të mund të gjejnë këtu mjaftueshëm siguri ligjore dhe transparencë. Dhe unë jam dakord: Megjithë përpjekjet e shumta, ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara. Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca. Vijimi i reformës në drejtësi dhe asaj në administratë vazhdojnë të jenë me rëndësi thelbësore për demokracinë, ekonominë dhe integrimin evropian. Në këtë rrugë Shqipëria mund të vazhdojë të ketë besim në mbështetjen e Gjermanisë”.

Sondazhi

Lexo edhe:

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

FOTO/ Drejtorët e bashkisë së Pogradecit me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike

Sipas rezultateve të sondazhit të realizuar me anëtarët e dhomës (42 kompani gjithsej), 57% e tyre e mbyllën 2020-n me rënie të shitjeve, 29% të pandryshuar dhe vetëm 14% me rritje.

Po në të njëjtën linjë, 57% e bizneseve nuk presin të ndryshojnë numrin e punonjësve të tyre, 29% do i ulin dhe 14% planifikojnë t’i rrisin.

38% e të anketuarve thanë se paketat ndihmëse të qeverisë nuk ishin aspak ndihmë, 40% pohuan se ishin një farë ndihme dhe vetëm 22% deklaruan se ishin të vlefshme ose shumë të vlefshme.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ecurinë negative të aktivitetit të kompanive janë rënia e fuqisë blerëse dhe e porosive.

45% e bizneseve presin që efektet negative në kompaninë e tyre të vazhdojnë për rreth 12 muaj, dhe 19% më shumë sesa një vit.

67% e kompanive thanë se nëse vazhdon kjo situatë mund të mbijetojnë deri në një vit, 21% nuk ia kanë idenë dhe vetëm 12% mund të mbijetonin më shumë se një vit.

45% e kompanive thanë se po kombinonin punën nga shtëpia dhe nga zyra, ndërsa 41% kishin riorganizuar mjediset e zyrës.

25% thanë se ishin detyruar të shkurtonin punonjësit, ndërsa 67% thanë se do e konsideronin këtë nëse situate vazhdon e njëjtë.

Vetëm 2% presin që situata ti kthehet normalitetit shpejt, 41% mendojnë se do të duhet të përshtaten me realitetin e ri, 38% janë totalisht të pasigurt për të ardhmen dhe 19% thonë se kjo po e shkatërron ekonominë.

Etiketa: biznesedhoma gjermanesondazhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

13:04 : 25/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Drejtorët e bashkisë së Pogradecit me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike

19:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zaptimi i trotuareve në Vlorë/ Kujtohet Rama: Nuk u përket ndërtuesve, por qytetarëve

15:36 : 05/07/2025
AKTUALITET

Lulëzojnë bizneset e parasë elektronike, 270 mijë shqiptarë me portofol elektronik

13:40 : 27/06/2025
AKTUALITET

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

08:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025
Para

Vlonjati i jep fund jetës, vetëvaret në shtëpi 60-vjeçari

TË GJITHA

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

21:49 : 29/07/2025

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

21:34 : 29/07/2025

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025

REL: A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

21:18 : 29/07/2025

Netanyahu kërcënon me aneksim të Gazës

21:15 : 29/07/2025

Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës me Sunderland, ja sa do të paguhet mesfushori shqiptar

21:01 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com