• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“A pret kupon Rama për pikturat që shet?”, ja reagimi i ministres Denaj

10:34 : 08/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka folur në Kuvend lidhur me situatën e pandemisë dhe ndikimin e saj te biznesi, ndërsa ka theksuar se pavarësisht situatës së Covid-19, vitin e kaluar pati një bilanc pozitiv sa i takon numrit të bizneseve, ku u shënuan 203 biznese më shumë se nga ato që ishin në vitin 2019.

Denaj tha se masat e ndërmarra nga ana e qeverisë kanë dhënë një efekt pozitiv te bizneset, ndërsa tha se formalizimi i ekonomisë është një nga plagët më të mëdha që ka trashëguar qeveria e Edi Ramës.

Por pavarësisht kohës që kishte në dispozicion, Denaj nuk iu përgjigj një prej pyetjeve më pikante të bëra nga deputeti, nëse kreu i qeverisë Edi Rama, pret kupon për pikturat që shet, dhe nëse paguan TVSH.

E kam kërkuar këtë interpelancë, pasi sapo lamë pas një vit të vështirë për turizmin, që tregon rendimentin jo pozitiv të qeverisjes suaj. Zonja ministre doja t’iu bëja dy pyetje, a lëshon kryeministri Rama kupon për pikturat e tij, a paguan ai taksa në shtet, a ka një nipt. Po biznesi i makinetave nuk lëshon kupon tatimor për blerësit?

Do mbahesh mend si ministrja që ke favorizuar oligarkët, dhe që ke shkatërruar biznesin e shërbimeve. Mund të na e shpjegoni si do të rriten të ardhurat me heqjen e TVSH-së për jahtet?

A mendoni se me paratë që do të paguhen PPP-të do të bllokohen dhjetra investime të tjera? Sa biznese janë mbyllur për shkak të Covid 19. Ku e di qeveria sa do të fitojë biznesi në fund të ditës?

Denaj: Në fakt unë kam përgatitur kthimin e përgjigjeve për pyetjet tuaja, meqë e keni merak formalizimin e ekonimisë, mua më vjen mirë që ju të kërkoni kupon në çdo biznes ku shkoni. Ekonomia informale është një plagë e vjetër e Shqipërisë, pyetjet tuaja janë shumë të rëndësishme, por një pjese të tyre u keni kthyer përgjigje me aktet që keni votuar.

Lexo edhe:

Shteti që digjet dhe hesht

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

Mbyllja e bizneseve nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ka ndodhur në të gjithë botën, por pavarësisht vështirësive, unë them dhe këmbëngul se ne ja dolëm në një vit të vështirë. Kemi akorduar në mënyrë të drejpërdrejtë paga, dhe janë marrë masa fiskale për të lehtësuar barrën e bizneseve.

Do ti mungojnë buxhetit të shtetit 50 milionë dollarë, por qeveria punon në anën e bizneseve. Ju theksoni në pyetjet tuaja që keni depozituar, kërkoni llogari në krahasim me shifrat e vitit të kaluar, ne kemi një situatë e cila shkon me një efekt neto pozitiv me 203 biznese.

Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e ka pasur të vështirë situatën, por kjo do të thotë që masat që ne kemi marrë kanë ndikuar pozitivisht, masat kanë dhënë efekt. Dua të theksoj që ne kemi marrë masa në parlament për tatim fitimin e biznesit të vogël, sikurse kemi bërë shtyrje për pagesat e bizneseve të caktuara, si fasoni, turzimi apo call center.

Numri më i madh i të papunëve është shënuar në muajin Prill, me 46 mijë persona që iu shtuan listës së të papunëve, shifrat janë kokëforte, në Dhjetor të 2020-tës, numri i të punësuarve është më i lartë se ai i të punësuarve në vitin 2019. Unë jam çdo ditë në takim me bizneset e vogla dhe ato të mëdha, të cilët nuk e kanë të lehtë, edhe për një arsye se ekonomia e Shqipërisë është e varur shumë nga ajo e Italisë dhe e Greqisë.

Etiketa: Anila DenajEdi Ramapiktura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
AKTUALITET

Asnjë fjalë për dështimin në menaxhim, Rama krenohet me arrestimin e piromanëve

16:16 : 13/08/2025
AKTUALITET

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

14:57 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

14:26 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
Para

Covid-19 i merr jetën bashkëshortes së maratonistit të njohur: Gjysma ime më e mirë u largua…

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com