Ish-konkurrentja e Për’puthen, Ana dhe gazetari Bledi Mane janë përfshirë në një debat në ‘E diell’, ku po trajtohej tema “Tradhtia me maskë”.
Ana u shpreh se i quan perversë tradhtarët, ndërsa më pas nisi përplasja me Manen, i cili kërkonte të dinte se “në cilën Tiranë jetojnë” të tjerët.
Bledi Mane: Që nga momenti që teknologjia pas viteve 2010 shpërtheu, bashkë me teknologjinë na u ngritën nga gjumi dhe veset.
Ana: Njerëzit që tradhtojnë i quaj perversë, të shëmtuar dhe gjithë veset e tjera që ti përmende. Njerëzit nuk dinë të jenë besnikë. Janë apo jo mëkatarë nuk mund t’jua vësh ti lapsusin. Mendimi im është që nëse merr përsipër të dalësh para një Shqipërie, qoftë realit apo çdo lloj gjëje që të jetë, ke përgjegjësi morale për të gjithë këta njerëz që të shohin. Unë them flirto, dashuro, shko dhe në krevat, bëje, e ndjen ta bësh, bëje, por pranoje.
Bledi Mane: Po si i vishni vetes përgjegjësi pa pasur asnjë lloj përgjegjësie?
Ana: Ti vetëm flet dhe nuk di të pushosh ndonjëherë
Bledi Mane: Po çfarë të bëj, gazetarët flasin
Ana: Po dhe dëgjojnë gazetarët.
Bledi Mane: Po ne të kemi dëgjuar shtator-janar tek Përputhen.
Ana: Për fatin tënd të zi do më dëgjosh dhe këtu.
Bledi Mane: Në cilën Tiranë jetoni se do vij të jetoj dhe unë.
Ana: Po hajde se kam garazhin poshtë të flesh se unë mbahem si zemërgjerë. Mos ja fut kot, hajde me këmbë në tokë.