• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Pasaportat Covid-19’ drejt miratimit’/ Rruga e duhur apo probleme të reja?

21:49 : 05/02/2021
në BOTA

Zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave” me kërkesë të qeverive.

Kjo shihet si një mënyrë për të rihapur ekonominë, duke identifikuar personat që janë të mbrojtur ndaj koronavirusit.

Megjithatë, ata që zhvillojnë teknologjitë, thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja, të tilla si përjashtimi potencial i grupeve të tëra nga pjesëmarrja në shoqëri, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që ta mendojnë seriozisht se si do të përdoren këto pasaporta, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Industritë e udhëtimit dhe argëtimit kanë pasur vështirësi të mëdha të operojnë me fitim, për shkak të masave të distancës sociale, janë veçanërisht të interesuar që të ketë një kontroll të shpejt se kush është i mbrojtur nga COVID-19.

Në mesin e atyre që prodhojnë pasaporta, janë kompania biometrike iProov dhe kompania për siguri kibernetike, Mvine, që kanë krijuar një pasaportë të vaksinës që po testohet në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë së Britanisë, pasi mori fonde nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo edhe:

5 pasaportat më të ‘paprekshme’

“Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Në Valencia u hodh në kosh pasaporta europiane

Themeluesi dhe njëherësh shefi ekzekutiv i kompanisë iProov, Andrew Bud beson se pasaportat e vaksinave duhet të përmbajnë vetëm dy informacione.

“Një është nëse ky person është vaksinuar dhe informacioni tjetër është se si duket ky person”, thotë ai.

Bud shton se gjithçka që duhet të bëhet me këtë pasaportë është që fotografia e një personi të vaksinuar dhe se nuk duhet ditur as identiteti i plotë i të vaksinuarit.

Konfirmimi i statusit të vaksinimit të njerëzve do të ndihmonte ekonominë e lokaleve të natës, ku vetëm në Mançester të Anglisë janë të punësuar rreth 420,000 persona, thonë ekspertët.

“Ne duhet të shikojmë mënyrat se si t’i kthehemi jetës normale”, thotë Sacha Lord, këshilltar i kësaj industrie dhe bashkëthemelues i festivalit të muzikës Parklife.

ërderisa ka pasur disa eksperimente, ku janë mbajtur koncerte dhe ngjarje të tjera vitin e kaluar, duke aplikuar distancën shoqërore, nga këto ngjarje të organizuara nuk ka pasur përfitime të mëdha, thotë Lord.

“Një ndejë nuk është një ndejë e vërtetë, një festival nuk është një festival i vërtetë, nëse nuk ke mundësi që të jesh krah për krah me miqtë e tu”, shprehet Lord.

“Nuk mendoj se duhet t’i detyrojmë njerëzit që të pajisjen me pasaporta të vaksinës. Kjo do të duhej të ishte një zgjedhje. Por, në hyrje (të festivaleve) nëse nuk ke këtë pasaportë ne do t’iu ofrojmë një mundësi tjetër”, thotë Lord, duke sugjeruar se mundësia tjetër mund të jetë konfirmimi se një person nuk është pozitiv me koronavirus përmes kryerjes së testeve të shpejta për COVID-19.

Ndërkaq, Andrew Bud thotë se certifikatat e vaksinave tashmë kanë nisur të shpërndahen në disa shtete, dhe në Shtetet e Bashkuara, disa leje shëndetësore, të lëshuara nga sektori privat, po përdoren për të lejuar njerëzit të marrin pjesë në ngjarje sportive.

“Mendoj se certifikatat e vaksinave përmbajnë më vete probleme të mëdha sociale dhe politike. Puna jonë është që t’iu ofrojmë teknologjinë e duhur për të bërë të mundshme pasaportat dhe certifikatat e vaksinave… Nuk është detyra jonë që të gjykojmë nëse këto pasaporta e certifikata janë një ide e mirë apo jo”, shton ai.

Probleme potenciale mund të paraqiten rreth diskriminimit, privilegjit dhe përjashtimit të brezit të ri, të cilët pritet të jenë të fundit që do të vaksinohen kundër koronavirusit, tha Bud, duke shtuar se ai beson se autoritetet britanike po i kushtojnë kujdes kësaj çështjeje.

Etiketa: Covidimunitetpasaporta

Lajme të lidhura

BOTA

5 pasaportat më të ‘paprekshme’

14:53 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Në Valencia u hodh në kosh pasaporta europiane

20:40 : 04/05/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
AKTUALITET

Pasaporta në Bruksel, tigani në Tiranë

15:33 : 12/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
Para

Është aktivizuar vetëm 3 herë në 23 ndeshjet e fundit, Lazio sqaron situatën e Strakoshës

TË GJITHA

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025

Topalli dhe Noka denoncojnë “patronazhistin” me votën e diasporës

22:11 : 28/05/2025

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

22:05 : 28/05/2025

Arsenali transferon mesfushorin spanjoll

22:00 : 28/05/2025

Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar (VIDEO)

21:56 : 28/05/2025

Qindra pallate të braktisura nga ndërtuesit, çfarë ndodhi me kompanitë e “listës së zezë”?

21:49 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com