Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një analize në rrjetet sociale lidhur me pandeminë në Shqipëri, ndërsa thekson se jemi vendi me vdekshmërinë më të lartë në Botë për vitin 2020, pas Meksikës dhe Perursë.
Sipas Berishës, me 6049 vdekje të tepërta gjatë vitit 2020 apo 2100 vdekje të tepërta për 1 milion banorë apo 209 vdekje të tepërta për 100 mijë banorë krahasuar me vdekshmërinë e vitit 2019 dhe mesataren e vdekshmërisë së viteve 2015-2019, Shqipëria tejkalon në këtë tregues të kobshëm dhe themelor, dmth në vdekshmërinë e tepërt, Britaninë e Madhe, Italinë, Belgjikën, Spanjën, Francën dhe çdo vend tjetër në Europë, tejkalon SHBA-në, Brazilin dhe çdo vend tjetër të plantetit përveç Meksikës dhe Perusë dhe është kështu një nga tre vendet e katastrofës njerëzore më të madhe gjatë vitit të pandemisë 2020.
Berisha shkruan se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë në një vend të lirë ku jeta e njeriut kushton më shumë se çdo gjë por ndodh vetëm në një regjim totalitar si narko-diktatura në Shqipëri ku vdekjet janë numra me rëndësi thjesht statistikore.
“Treguesi i vdekshmërisë së tepërt është treguesi më i saktë sepse ai bazohet në çertifikatën e vdekjes.
Vdekshmëria e tepërt përfshin edhe vdekshmërinë nga Covid-19 por saktësia e kësaj të fundit universalisht vihet tashmë në dyshim për shkak të negativitetit të testit, të vdekjeve në shtëpi pa bërë testin, të mënyrës së përllogaritjes së vdekjeve nga Covid-19 apo manipulimit dhe fshehjes së shifrave nga autoritetet zyrtare siç është rasti i Shqipërisë ku u faktua se Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia kishin fshehur së paku 60% të vdekjeve në spitalet COVID të vendit”, thekson Berisha.
Komenti nga Sali Berisha
“Shqipëria, me vdekshmërinë e tepërt më të lartë në botë për vitin 2020 pas Meksikës dhe Perusë. Viti 2020, viti i katastrofës njerëzore vjetore më të madhe në 100 vitet e fundit për Shqipërinë. Përmbledhje e shkurtër.”
Me 6049 vdekje të tepërta gjatë vitit 2020 apo 2100 vdekje të tepërta për 1 milion banorë apo 209 vdekje të tepërta për 100 mijë banorë krahasuar me vdekshmërinë e vitit 2019 dhe mesataren e vdekshmërisë së viteve 2015-2019, Shqipëria tejkalon në këtë tregues të kobshëm dhe themelor, dmth në vdekshmërinë e tepërt, Britaninë e Madhe, Italinë, Belgjikën, Spanjën, Francën dhe çdo vend tjetër në Europë, tejkalon SHBA-në, Brazilin dhe çdo vend tjetër të plantetit përveç Meksikës dhe Perusë dhe është kështu një nga tre vendet e katastrofës njerëzore më të madhe gjatë vitit të pandemisë 2020.
Pak kohë më parë, revista serioze Monitor publikoi statistikën zyrtare të vdekshmërisë së përgjithshme në Shqipëri për vitin 2020.
Sipas statistikës zyrtare të publikuar nga Monitor, rezulton se gjatë vitit 2020, vit i pandemisë së Covid-19 në Shqipëri kanë vdekur nga të gjitha shkaqet përfshi Covid-19, gjithsej 28 026 persona kundrejt rreth 20 mijë vdekjeve nga të gjitha shkaqet që pati gjatë vitit 2019 dhe 21 977 vdekjeve që ishte mesatarja e vdekjeve për vitet 2015-2019 të marra së bashku.
Kështu nga krahasimi del se gjatë vitit 2020 në Shqipëri vdiqën 6049 persona nga të gjitha shkaqet më shumë krahasuar me vitin 2019 dhe me mesataren e vdekshmërisë së përgjithshme të viteve 2015-2019. Këto shifra përbëjnë atë që studiuesit e vdekshmërisë e quajne vdekshmëria e tepërt (excess mortality).
Ky studim që fakton katastrofën e vërtet njerëzore që ndodhi në Shqipëri gjatë vitit 2020, vitit të pandemisë së Covid-19 dhe që përbënte dhe lajmin më të kobshëm për numrin vjetor të vdekjeve të tepërta të qytetarëve të këtij vendi në 100 vitet e fundit, në mënyrë të habitshme, por edhe çnjerëzore e të pafalshme kaloi pa asnjë koment nga autoritetet e Shëndetit Publik dhe epidemiologjisë së vendit dhe kjo vetëm e vetëm se Edvin Hajduti kërkon të këndojë me çdo çmim dhe kusht sukses edhe duke hedhur valle mbi kufoma.
Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë në një vend të lirë ku jeta e njeriut kushton më shumë se çdo gjë por ndodh vetëm në një regjim totalitar si narko-diktatura në Shqipëri ku vdekjet janë numra me rëndësi thjesht statistikore.
Treguesi i vdekshmërisë së tepërt është treguesi më i saktë sepse ai bazohet në çertifikatën e vdekjes.
Vdekshmëria e tepërt përfshin edhe vdekshmërinë nga Covid-19 por saktësia e kësaj të fundit universalisht vihet tashmë në dyshim për shkak të negativitetit të testit, të vdekjeve në shtëpi pa bërë testin, të mënyrës së përllogaritjes së vdekjeve nga Covid-19 apo manipulimit dhe fshehjes së shifrave nga autoritetet zyrtare siç është rasti i Shqipërisë ku u faktua se Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia kishin fshehur së paku 60% të vdekjeve në spitalet COVID të vendit.
Ndërsa të gjitha këto diferenca marrin përgjigje në përllogaritjen e vdekshmërisë së tepërt.
Prandaj dhe sot për studiuesit, treguesi i vdekshmërisë së tepërt është treguesi më i besueshëm për ndjekjen e trajektores së pandemisë dhe për krahasime kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me pandeminë dhe pasojat e saj.
Çfarë tregojnë shifrat tejet alarmante të vdekshmërisë së tepërt gjatë vitit të pandemisë 2020 në Shqipëri?
Së pari ato tregojnë se vdekshmëria e tepërt e vitit 2020 prej 2100 vdekjesh për 1 milion banorë apo 209 vdekje për 100 mijë banorë në Shqipëri është më lart me distancë të madhe se në çdo vend tjetër të botës përveç Meksikës dhe Perusë.
Asnjë vend tjetër i planetit, përveç Meksikës dhe Peruëe nuk ka pasur vdekshmëri vjetore shtesë për vitin 2020 prej 28% të lartë sa Shqipëria.
Kështu, Britania e Madhe, njeri nga dy vendet me vdekshmëri nga Covid-19 dhe vdekshmëri të tepërt më të lartë në Europë, për periudhën 14 mars – 18 dhjetor të vitit 2020 pati 124 vdekje të tepërta ose 15% më shumë se sa në vitin 2019. Kurse për të gjithë vitin 2020, sipas njoftimit të 12 janarit të vitit 2021 të “Kings Fund”, vdekshmëria e tepërt në Britaninë e Madhe arriti në 1201 të vdekur për 1 milion banorë nga 2100 të vdekur për 1 milion banorë që numëron vendi ynë.
Kurse Belgjika, vendi me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë dhe për shumë kohë edhe në botë nga fillimi gjer më 22 nëntor të vitit 2020, ka pasur një vdekshmëri të tepërt krahasuar me vitin 2019 prej 10%. Për periudhën mars -15 dhjetor 2020, ky vend pati një vdekshmëri të tepërt prej 174 vdekjesh për 100 mijë banorë.
Vdekshmëria e tepërt në SHBA për periudhën 8 mars – 12 dhjetor 2020 ishte 115 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa në statistikat e vdekjeve të tepërta të publikuara në NYT SHBA, nga marsi 2020 gjer më 12 janar 2021, del se ato patën një rritje të vdekshmërisë së tepërt prej 19%.
Ana tragjike tjetër e katastrofës së Shqipërisë qëndron në faktin se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të planetit, vdekjet e tepërta prej 6049 rastesh rezultojnë të jenë 5.1 herë më të larta se sa 1181 rastet e vdekjeve nga Covid- 19 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë për vitin 2020.
Studimet kanë provuar se vendet me nivel të ulët vdekshmërie nga Covid-19 kanë nivel të ulët vdekshmërie të tepërt dhe e kundërta. Por, Shqipëria, për shkak të falsifikimit të të dhënave nga një skizoid që kërkon të ndërtojë sukses edhe me shpirtra të vdekurish, bën përjashtim nga rregulli dhe del rast unik në botë!
Këto shifra flasin për një falsifikim të 4-5 fishtë të vdekshmërisë nga Covid-19 dhe për dalje të plotë jashtë çdo kontrolli të pandemisë së Covid-19 si dhe për një falimentim të plotë të sistemit shëndetësor nga pandemia.
Së treti, këto shifra dëshmojnë se Shqipëria ndodhet në një super-emergjencë kombëtare nga pandemia Covid-19.
Për shkak të qëndrimit absolut kriminal dhe të papërgjegjshëm të Edvin Xhahilit ndaj pandemisë, keqmenaxhimin e plotë të saj, vaksinimin farsë apo propagandistik të popullatës, katastrofa njerëzore në dy vitet që vijnë rrezikon të jetë së paku dy herë më e madhe se sa e vitit 2020.
E them këtë kategorikisht jo për të ndjellë panik, kurrsesi jo, por publikimi i Monitor tregon se vdekshmëria e përgjithshme në 6-mujorin e parë të vitit 2020 ishte 3,5% më e ulët se sa vdekshmëria e përgjithshme e së njëjtës periudhë të vitit 2019, çka do të thotë se rritja e vdekshmërisë së tepërt në Shqipëri për vitin 2020 i detyrohet vetëm 6 muajve të dytë të këtij viti dhe për këtë gjysmë viti, kjo rritje tejkalon rritjen e çdo vendi tjetër dhe kjo vetëm e vetëm nga keqmenaxhimi dhe dalja e plotë jashtë çdo kontrolli e pandemisë së Covid-19 në gjysmën e dytë të vitit 2020.
Këtë vit, janari shënon muajin me vdekshmërinë më të lartë që nga fillimi i pandemisë.
Ky janar shënoi vetëm në 3 ditë aq vdekje sa u deklaruan zyrtarisht nga Covid-19 për periudhën 10 mars – 31 maj të vitit 2020.
Si përfundim mund te themi se një kthesë rrënjësore në trajtimin e pandemisë në Shqipëri është jetike për shpëtimin e jetës së dhjetëra mijëra shqiptarëve.
Në këtë kontekst propozoj:
1 – Krijimin e menjëhershëm të një komiteti kombëtar me fuqi ekzekutive për trajtimin e super-emergjencës së Covid-19 i kryesuar nga Presidenti i Republikës.
2 – Krijimin e një komisioni ekspertësh të shquar të pavarur, kombëtar dhe ndërkombëtar, për të këshilluar Komitetin e Kombëtar të super-emergjencës së Covid-19.
Ps: Këtu më poshtë po rendis link-et e burimeve të shfrytëzuara për këtë publikim për ata që janë të interesuar.
https://www.monitor.al/ekskluzive-rreth-6-mije-vdekje…/
Tracking covid-19 excess deaths across countries
www.economist.com
https://www.nytimes.com/…/14/us/covid-19-death-toll.html
https://www.bbc.com/news/health-54976362
https://www.kingsfund.org.uk/…/highest-rates-excess…
https://ec.europa.eu/…/statistics-explained/index.php…
https://notesfrompoland.com/…/poland-recorded-more…/
https://www.brusselstimes.com/…/coronavirus-deaths…/