• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rama vartës i “Ndranghetas”, SPAK ta thërrasë të parin si të pandehur!

17:35 : 04/02/2021
në BOLD BLOG

Nga Elton Laska

Nisja e hetimeve nga SPAK për çështjen e përgjimeve të Antimafias italianë, në kuadër të dosjes “Ndrangheta” është një lajm që duhet përshëndetur dhe duhet shpresuar për një hetim serioz, të plotë dhe gjithëanshëm, gjë që na e garanton prania e autoriteteve italianë në hetime.

Edi Rama duhet të jetë zyrtari i parë që duhet të paraqitet në SPAK për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Kriminalizimi i administratës publike dhe glorifikimi i të inkriminuarave është një ndër krimet më të rënda që ka konsumuar Qeveria Shqiptare dhe fajtori i vetëm për këtë është vetëm një, Edi Rama.

Kur denoncimet e opozitës janë faktuar si në rastin Roshi, Xhafaj, Tahiri, Rraja, Dako apo Ymer Lala, kreu i qeverisë shqiptare i ka marrë nën mbrojtje, ndërkohë për të shpëtuar lëkurën e tij i ka lëshuar pas presionin ndërkombëtar.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Përgjimet e “Ndranghetas” faktuan, se paratë e botës së krimit me bekimin e Edi Ramës po pastrohen në kullat e kryeqytetit.

Gjatë punës sime dhe kontakteve personale, kryesisht me biznese të sektorit fason më janë ankuar se industria e kanabisit u ka marrë punonjësit.

Me qindra biznese janë detyruar të ulin qepenat e të dorëzohen përballë konkurrencës së pandershme të financuar me paratë e drogës, që pastrohen në Shqipëri me vullnetin qeveritar.

Surpriza nuk kishte, Kryeministri shqiptar i qëndroi versionit të “analistëve” me pagesë në studiot televizive se përgjimet e “Ndranghetas” janë muhabet mitomanësh dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori.

Pa u harruar mirë mbrojtja që Rama i bëri “Ndranghetas”, rezultoi se me firmën e tij si Ministër i Jashtëm janë kryer blerje nga kjo ministri në dyqanin “Gallo Albania”, në pronësi të Antonio Gallos, “Princit” sipërmarrësit italian të arrestuar si biznesmeni që do merrte përsipër pastrimin e parave të “Ndranghetas” në Shqipëri.

Siç faktohet në dokumentin nga Thesari i Shtetit, shihet se në datën 22 dhjetor 2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka porositur e blerë rroba pune, te dyqani “Gallo Albania” me vlerë 44 mijë lekë.
Qeveria shqiptare, ndryshe nga ç’deklaroi në lidhje me klanin “Ndangheta”, ka lidhur kontrata financiare me dyqanin që “Princi”, Antonio Gallo ka hapur në zemër të ish-Bllokut në kryeqytetin shqiptar.

Sipas dokumentit zyrtar, Proces-Verbali i Kërkesës Nr. 14, është nënshkruar më 22.12.2020 datë në të cilën është bërë edhe Fatura e Blerjes Nr. 270 me Nr. Serie 93733439.

Kaq mjafton që SPAK të thërrasë të parin Kryeministrin shqiptar, me firmën e të cilit paratë e taksapaguesve shqiptar kanë shkuar në llogaritë bankare të “Ndranghetas”, klanit mafioz më gjakatar në Evropë.

Etiketa: laskaNdraghetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Në Evropë nafta subvencionohet, Rama mashtroi hapur fermerët

18:21 : 15/04/2026
Para

Punonte si saldator, shqiptari humb jetën në vendin e punës/ Emri+Foto

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom