Rikthehet portali “Më¬sues për Shqipërinë” për të gjithë mësuesit që duan të punësohen në një nga vendet që do të hapen në arsim. Ministria e arsimit ka caktuar datën 21 janar të vitit 2017 për zhvillimin e provimit që bën të mundur rankimin e të gjithë mësuesve në një portal, për të përzgjedhur më pas më të mirët. Aplikimi për testim edhe këtë vit do të kryhet online në fillim të muajit dhjetor nga data 11-16, por më herët kandidatët duhet të kenë dorëzuar dosjet. Ky proces tashmë ka nisur, ndërsa pranimi i dosjeve do të bëhet deri më 23 nëntor. Brenda nëntorit, kandidatët do të njihen me programet orientuese të provimit që do të zhvillohet për 2 orë e gjysmë, nga 10:00-12:30 të datës 21 janar. Për Ministrinë e Arsimit, “Mësues për Shqipërinë” ka rezultuar një formulë e suksesshme, ndaj edhe po shikon mundësinë që të mos ngelet vetëm në udhëzim, por të futet si akt nënligjor.
PROCEDURA E PUNËSIMIT
Që një mësues të fitojë vendin e punës duhet të kalojë nëpërmjet tri fazave. E para, ka të bëjë me dorëzimin e dosjes në Drejtorinë Arsimore Rajonale përkatëse. Të gjithë më¬ suesit që kanë një diplomë të nivelit të dytë, bashkë me licencën për ushtrimin e profesionit, duhet të aplikojnë nëpërmjet postës në DAR, duke dorëzuar dokumentet që janë të cituara në udhëzimin nr.38 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike” në mësuesi. Ndërsa faza e tretë ka të bëjë me zgjedhjen e vendit të punës dhe emërimit të mësuesit. Rezultati i provimit është një nga faktorët përcaktues, por jo i vetmi për t’u punësuar. Pikët e testit kanë 70% të peshës në garën për punë. Shumatorja e rezultatit me pikët e dosjes që vlerëson DAR përbën totalin e pikëve që bëjnë rankimin përfundimtar të mësuesve. Në rast se hapet një vend pune për një profil të caktuar, ai me rezultate maksimale punësohet me kontratë 1¬vjeçare. Në portalin “Mësues për Shqipërinë” përfshihen dhe mësuesit që dëshirojnë të lëvizin me punës nga zonat rurale në ato urbane dhe anasjelltas. Ata që e kanë dhënë këtë provim dhe dëshirojnë të mbajnë rezultatin, për t’u punësuar duhet të dorëzojë dosjen dhe të vijojnë garën me pikët që kanë. Probabiliteti i punësimit të gjithsecilit është në varësi të vendeve vakante që hapen në profilin që ata i përkasin.