Nga Gerti Fregjaj
Fyerje me arrogancë për çdo shqiptar të futesh në zgjedhje, të bësh sondazhe, të bësh opinione apo të debatosh me pushtetin në Shqipëri.
Në çdo vend tjetër nuk do ishin bërë filma, por do ishin pa përjashtim për ndjekje penale dhe do i sekuestroheshin pasuritë e vjedhura shqiptarëve. Padiskutim edhe servilët e tyre nuk do guxonin ti mbeshtesnin qoftë edhe për rrogën që marin.
Jemi ne këto kushte që jemi sepse jetojmë në Shqipëri..
Prej 8 vitesh, 96 muaj, 2967 ditë, 71, 208 orë pushteti absolut .. askund nuk te japin kaq shumë kohë..
Analiza duhet berë nga gjithsecili prej nesh:
A kemi ndonjë premtim të mbajtur!?
A kemi shëndetsi, arsim, siguri, ekonomi në vendin tonë.!?
A jemi mirë ne mirë, gjithsecili prej nesh në familjen tonë i sigurtë?
A duam të gjithë ne të ikim nga Shqipëria për të jetuar.!?
Një pushteti që përdhunon qytetarët e tij direkt dhe indirekt për kaq shumë kohë nuk mund ti japësh prapë shansin të tallet me ne..
Unë besoj shumë se të gjithë ne do veprojmë me zgjuarsi, pa inate, pa ndikime miqësore që i japin oksigjen kti pushteti diktatorial përdhunues..
Gjithsecili prej nesh do mendojë për veten dhe familjen e tij, për vendin e tij.
Kushdo qeveri të jetë duhet të kujdeset për qytetarët e saj dhe të mbajë përgjegjësi për qeverisjen e saj..
Edhe i fundit po të ngelem do e them fjalën time për të drejtën, moralin, familjen, e çdo të mirë tjetër që meriton familja dhe Shqipëria.