• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I shkarkuar nga KPK/ KPA dëgjon pretendimet e prokurorit Eugen Beçi. Debati për revokimin e vizës

17:12 : 02/02/2021
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën në seancë publike prokurorin Eugen Beçi, i cili është ankuar kundër vendimit të shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 26 qershor 2019, pasi e gjeti me probleme në dy kritere.

Trupa e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo njoftoi se pas vlerësimit në dhomë këshillimi, ishte parë e arsyeshme që çështja të zhvillohej në seancë publike për të dëgjuar Beçin.

Beçi u shkarkua nga KPK mbi arsyetimin se ka plotësuar në mënyrë të pasaktë formularin e kontrollit të figurës, duke u përpjekur të fshehë fakte [revokimi i vizës]; nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë si dhe ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij.

Pasi mori fjalën, Beçi kërkoi rishikim të vendimit të KPK-së duke sjellë kryesisht argumente kundër arsyetimit të Komisonit në kriterin e figurës mbi mosdeklarimin e revokimit të vizës nga Ambasada e SHBA.

Prokurori pretendoi se mosdeklarimi në formular i revokimit të vizës kishte qenë një keqkuptim dhe se ai nuk kishte pasur për qëllim fshehjen, pasi bashkë me formularin kishte dorëzuar pasaportën, e cila kishte në një faqe të saj edhe vulën për revokimin e vizës. Beçi po ashtu pretendoi se viza nuk ishte marrë me kërkesë të tij, por i ishte dhënë për shkak të aktiviteteve me OPDAT, (Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë në ambasadë).

Lexo edhe:

“Projekti i Zvërnecit i pafinalizuar”/ Beci për deklaratën e Ramës: Pse është rrethuar prona pa leje?

Shtyrja e vendimit për krerët e UÇK, Beci: Pse nuk flitet fare për krimet serbe

Ai solli si prova të reja një letër nga Shefi për Hetimet Kriminale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, që siç tha nuk kishte qenë e mundur të dorëzohej në KPK, pasi ishte vënë në dispozicion të tij pas vendimit nga Komisioni dhe një letër këmbim me zyrën konsullore.

Beçi paraqiti si argumente në favor të tij hetimet e përbashkëta me përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë në Tiranë dhe vlerësimet që kishte marrë në ato raste.

I pyetur nga gjyqtarja Schuetz mbi komentin e ambasadës para revokimit të vizave për një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh, se ajo ishte një lëvizje për të ndihmuar luftën ndaj korrupsionit, Beçi u përgjigj se ai nuk kishte asnjë arsye se pse i ishte revokuar viza.

Ai këmbënguli se nuk kishte pasur arsye për të fshehur këtë revokim dhe se kishte vënë në dijeni KPK që në pyetësorin e parë që kishte marrë.

Edhe pse çështja e tij në Kolegj përfshinte edhe kriterin e pasurisë, Beçi nuk paraqiti argumente shtesë në atë kriter, ndërsa këmbënguli se nuk kishte arsye për shkarkim në asnjë prej kritereve.

Anëtarja e trupës, Schuetz kërkoi megjithatë shpjegime në lidhje me transaksionet mbi një apartament me vlerës 22 milionë lekë. Schuetz i tha Beçit se personi me të cilin kishte bërë ndërrimin e apartamenteve dukej se i kishte falur 7 milionë lekë gjatë transaksionit.

Beçi tha se palët nuk kishin konsideruar çmimin me të cilin ishte rivlerësuar apartamenti në momentin e kontratës dhe këmbënguli se marrëdhënia ishte ndikuar nga lidhja shoqërore. Ai tha se nuk kishte pasur konflikt interesi me personin në fjalë, por se ishte një njohje miqësore e vjetër.

Pas përfundimit të pyetjeve dhe pranimit për të marrë si prova dokumentet shtesë që Beçi solli në kriterin e figurës, Kolegji njoftoi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe caktoi 9 shkurtin si ditën e shpalljes së vendimit. /BIRN/

Etiketa: eugen becikpasenaca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Projekti i Zvërnecit i pafinalizuar”/ Beci për deklaratën e Ramës: Pse është rrethuar prona pa leje?

21:35 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shtyrja e vendimit për krerët e UÇK, Beci: Pse nuk flitet fare për krimet serbe

22:59 : 06/05/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Durrës/ Ish-prokurori: Të ashpërsohen masat për shkeljen e rregullave të qarkullimit

20:48 : 04/05/2026
AKTUALITET

Padia e Veliajt ndaj Olsi Dados, ish-prokurori: Betejë me mullinjtë e erës!

22:44 : 09/04/2026
AKTUALITET

Kërcënimi iranian? Ish-Prokurori: Në Shqipëri janë parandaluar tre atentate! Rreziku nuk është ushtarak

21:54 : 02/04/2026
AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
Para

Pse nuk duhet t´i japim shansin pushtetit të Edi Ramës më 25 prill

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom