• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga rritja e pagës minimale te pensionet dhe bonuset për të porsalindurit/ Ja ç´parashikon programi i PD

12:35 : 28/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike paraqiti sot programin e saj, ku parashikohet që paga minimale të jetë 36 mijë lekë, ndërsa do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë.

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se nuk ka ndërmend të bëjë premtime të bujshme dhe të parealizueshme, ndërsa theksoi se do të mbajë përgjegjësinë e tij nëse këto premtime nuk do të realizohen.

Ai tha se kjo kulturë e premtimeve pa doganë dhe pastaj braktisjes së tyre totale do të marrë fund. Ndaj nuk kam dalë sot para jush të premtoj gjëra që nuk bëhen kurrë realitet.

Sipas tij, një kryeministër që nuk është i aftë t’i përmbushë angazhimet që merr përsipër duhet të largohet.

“Unë sot marr këtë barrë të përgjegjësisë para jush. Jo pas 8 vitesh por direkt në katër vitet e para sipas një plani të detajuar muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite. Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha ta ndryshojmë Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri e të sjellim një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj”, tha Basha.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Sipas tij, ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete.

“Do të hapim 110 mijë vende pune brenda mandatit të parë qeverisës, do të përmirësojmë klimën e biznesit për ato shqiptare dhe investimet e huaja. Unë angazhohem që të rris pagën minimale dhe ta çoj atë në 36 mijë lekë të reja në muaj. Por s´do të rritet vetëm paga minimale, por do të shtohet edhe të punësuarit”, tha Basha.

Ai u shpreh se ka mbaruar koha e matrapazëve që shesin shpresa boshe, duke shtuar se objektivat e planit tonë, përfitojnë të gjithë familjet.

“Objektivi ynë kryesor, dyfishimi i të ardhurave për frymë. Do të ulim taksën personale në 9 % duke ruajtur fashën minimale.

Për biznesin e vogël dhe të mesëm taksa do të jetë 0.5 % e xhiros. Do të anullojmë taksën Rama prej 24 lekësh të reja për litër për karburantin.

Programi ynë, përgjysmojmë varfërinë”, tha Basha.

Sipas tij, taksa Rama mbi karburantin do të eleminohet dhe nga dita e parë e qeverisë sime, karburanti do të kushtojë 24 lekë të reja më pak se çmimi aktual.

“Për 8 vite Rama jua rriti taksat shqiptarëve dhe i varfëroi ata, unë angazhohem t’i ul taksat mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh, dhe po kështu të vendosim taksën 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja. Unë angazhohem të ul sigurimet shoqërore në vlerën 18%.

Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros. Ky është angazhimi im dhe i qeverisë sime për biznesin e vogël e të mesëm. Dua ta përsëris fare qartë sot në nisje të prezantimeve tona, se një nga vendimet e para të qeverisë të dalë nga vota e 25 prillit do të jetë anullimi i taksës Rama prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin”, tha kreu demokrat.

Basha tha se do të ketë më shumë para në xhepat e qytetarëve, që do të thotë se do të shpenzojnë më shumë për kushte jete më të mira, për arsim më të mirë dhe shëndet më të mirë.

“Janë paratë tuaja që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve. Do të rrisim pensionet me jo më pak se dyfishi i inflacionit dhe jo më pak se 5 % në vit. Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike, duke ndihmuar jo vetëm bizneset, por edhe familjet shqiptare. Ne do të mbulojmë tarifat arsimore universitare për 90 % e familjeve që kanë të ardhura jo më shumë se 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Arsimi është gjithçka, për suksesin e çdo të riu dhe të reje, është ajo prej të cilës përfitojmë të gjithë”, tha Basha.

Ai shtoi se fëmijëve do tu ofrohet ushqim falas në shkolla për orët shtesë, ndërsa tekstet shkollore do të jenë falas.

“Çdo familje do të përfitojë një pagesë 3 mijë leke të reja në muaj për 5 vitet e para të lindjes, sikundër do të mbulojmë interesat bankare për kreditë për strehim për 5 mijë çifte të reja çdo vit”, tha Basha.

Etiketa: BashaPDprogrami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
Para

Fationi shpërthen ndaj Melisës pas largimit nga emisioni: Dinake, e shtirur, mashtruese...

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom