Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan në rrjetet sociale se ekonomia shqiptare ka nevojë për liri dhe konkurrueshmëri.
Ai shprehet se ka nevojë për heqje barrierash, grremçash e karremash me të cilat pushteti kufizon lirinë ekonomike.
Çdo gjë fillon nga mendimi.
“Ekonomi të lirë me xhandar te koka nuk ka. As ekonomi me taksa të ulëta, por me të njëjtin xhandar të koka nuk bëhet”, shkruan Manjani.
Ai propozon që bisnesit t´i lihet një periudhë relaksi pa tatime e parapagime.
“Xhandarët tatimorë duhen mbyllur në kazermë për 2 ose 3 vite. Në kazermë dyhet të mësojnë se si të sillen dhe pastaj të ushtrojnë detyrën me korrektësi.
Taksa e vetme që duhet aplikuar për disa vite duhet të jetë TVSH. Edhe kjo taksë duhet reformuar me sa më pak procese korruptive riimbursimi. Natyrisht duhen paguar edhe kontributet e sigurimeve”, shkruan Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit
Më shumë sesa disa përqindje në dukje stimuluese takash, ekonomia e shqipërisë ka nevojë për LIRI dhe KONKURRUESHMËRI.
Ka nevojë për heqje barrierash, grremçash e karremash me të cilat pushteti kufizon lirinë ekonomike.
Çdo gjë fillon nga mendimi. Ekonomi të lirë me xhandar te koka nuk ka. As ekonomi me taksa të ulëta, por me të njëjtin xhandar të koka nuk bëhet.
Ekonomia ka nevojë për reforma strukturore të thjeshta por të thella, të cilat fillojnë me hedhjen në kosh të të gjitha ligjeve politike të derisotme.
Bisnesi ka nevojë për një periudhë relaksi pa tatime e parapagime. Xhandarët tatimorë duhen mbyllur në kazermë për 2 ose 3 vite. Në kazermë dyhet të mësojnë se si të sillen dhe pastaj të ushtrojnë detyrën me korrektësi.
Taksa e vetme që duhet aplikuar për disa vite duhet të jetë TVSH. Edhe kjo taksë duhet reformuar me sa më pak procese korruptive riimbursimi. Natyrisht duhen paguar edhe kontributet e sigurimeve.
Të tjerat duhen zeruar. Të paktën për disa vite.
Sa më shumë para në duart e njerëzve aq më shumë siguri fiton ekonomia e lirë.
Çdo qindarkë në xhepat e Shqiptarëve duhet të prezumohet e ligjshme. Drejtësia sigurisht ka punën e vet, ashtu siç ka dhe barrën të provojë paligjshmërinë. Askush nuk mund të ketë barrë të provojë legjitimitetin e vet. Barrën e ka shteti, që paguhet për këtë punë.
Një shtet që nuk siguron dhe mbron qindarkat e shtetasve të tij, ska shans të garantojë e të ofrojë investime të huaja.
Tenderat e fondeve publike bëhen vetëm në këto kushte:
1. Me garë.
2. Fiton çmimi më i ulët.
3. Procedura të hapura dhe vendimet merren para kamerave.
Sa më të thjeshta ligjet, aq më të pakta karremat e aq më i ulët korrupsioni. Rregullat e shkruara duhet të jenë njësoj të kuptueshme si për bisnesin ashtu dhe për xhandarin e tatimeve.
Po të isha opozita, këtu do ndalesha jo tek përqindjet.
E reja duhet të sjellë përmbysje të të sotmes, jo vijimësi të saj me përqindje të reja. Kështu si pozohet problemi ngjan si pazar, jo si politikë. Aq më pak si klimë bisnesi.
Nejse, kot sa për muhabet…