• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tentoi të përdhunonte 12-vjeçaren shqiptare, zbulohet pas 9 vitesh pedofili që dogji të gjallë të miturën

13:34 : 24/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e gjallë dhe u varros, por askush nuk u ndëshkua. Detaje të reja nxori në dritë emisioni “Tuneli” duke treguar se Zeneida Selimaj, aso kohe 12 vjeçe, doli nga shtëpia e saj, por u përball me përdhunuesin që e dogji të gjallë.

Kanë kaluar rreth 9 vite pas krimit makabër dhe u zbulua identiteti i autorit, fqinj i familjes, pasi doli rasti për një tjetër abuzim që kreu ndaj një të miture. Prokuroria e Pireut kërkoi që çështja të hetohet me detaje.

Si ndodhi ngjarja?

Ishte mëngjesi i së Premtes, 23 Shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre, e cila ndodhej në rrugën ‘Kallikratida’ për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes për në shkollë ndërsa 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi. Autori hyri në banesë dhe tentoi të përdhunonte vajzën e vogël. Ndonëse ishte e zhveshur nga beli e lart, vajza shpëtoi nga duart e tij dhe tentoi të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Por nuk arriti të shpëtonte pasi autori e kapi sërish, i vuri flakën dhe e dogji të gjallë.

Në ditët e para të incidentit, autoritetet e cilësuan si vetëvrasje. Më pas nisën të hetonin gjyshin, por e proceduan në gjendje të lirë. Avokatja e familjes, Gianna Panagopoulou, po bën një betejë të madhe ligjore për të zbuluar të vërtetën ndërsa dosja u rihap pas një kërkese drejtuar Prokurorisë së Pireut.

Lexo edhe:

Tragjike! Vritet nga rrufeja një burrë në Ersekë

Tragjike në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Ekzaminuesi mjekësor Socratis Tsantiris deklaroi se zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të “fshehur” provat e abuzimit seksual. Sidoqoftë, disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Të gjitha u zbuluan nga analizat mjeko-ligjore, ndërsa djegiet ishin kryesisht në pjesën e përparme të trupit të fëmijës dhe jo aq shumë në pjesën e pasme.

Dëshmitë e familjarëve

Të afërmit, fqinjët dhe miqtë e familjes së vajzës fatkeqe, e cila u vra në mënyrë brutale, folën për emisionin ‘Tuneli’ duke zbuluar detaje rreth fqinjit të tyre.

“Sapo pashë foton e fqinjit tonë në televizion, të gjitha fotografitë më dolën para fytyre për atë që kishim vuajtur mbesa ime dhe unë. Fëmija nga beli lart u gjet pa rroba. Prindërit e njohën atë nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Është vrasje, e thashë që në fillim dhe e them tani. Unë kam bërë një betim për të gjetur vrasësin”, tha xhaxhai i vajzës 12-vjeçare.

“Papritmas pamë vajzën e vogël të djegur në shkallë. Ajo u dërgua me shenja jete në spital, por pas disa ditësh u largua nga kjo jetë.… Një fëmijë që u dogj… Ajo ishte një krijesë shumë e ëmbël”, theksoi një fqinj i familjes.

“Vajzën e vogël e kisha si fëmijën tim. Ajo ishte një krijesë e lumtur. Që prej incidentit, ne jemi të pikëlluar nga ngjarja”, tha pronarja e shtëpisë ku jeton familja e viktimës.

“Unë e kam të vështirë të dal nga shtëpia, sepse mbaj mend se çfarë ndodhi me fëmijën tonë. Kemi kaq shumë vite që po presim të mësojmë të vërtetën. Le të zbulojmë se kush e bëri këtë me vajzën tonë të vogël”, thanë prindërit e dëshpëruar.

Babai i vogëlushes fatkeqe përshkroi momentin tragjik kur e gjeti të djegur në shkallët e shtëpisë së tyre.

“Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ata i vunë zjarrin fëmijës tim. Ajo po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli. Ishte aksion i menduar me detaje. Nuk arrita të dëgjoja fjalët e saj të fundit.

Ne nuk kishim një shishe në shtëpi. Fqinji ynë e kishte në banesën e tij sepse ishte piktor. Unë pashë që duart e tij që ishin djegur. Pastaj erdhi urgjenca që mori fëmijën. Isha në gjendje shoku”, tha babai i viktimës.

Ndërsa nëna e saj tha: “Një muaj para ngjarjes, vajza ime më thoshte se fqinji e shikonte në mënyrë të çuditshme dhe thoshte se e trembte”. Banorët në rrugën ‘Kallikratida’ në Pire janë dëshpëruar nga ngjarja. Me botimin e fotos së fqinjit të tyre pedofil, zgjohen kujtimet e vrasjes brutale të viktimën 12-vjeçare. /Top Channel/

Etiketa: 12-vjeçarjapedofilitragjike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjike! Vritet nga rrufeja një burrë në Ersekë

19:05 : 04/06/2025
RAJONI

Tragjike në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

09:49 : 22/05/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

13:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Tentoi të përdhunonte një të mitur, Prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin nga Berati

10:57 : 01/05/2025
AKTUALITET

Ngjarja tragjike, gazetarja zbulon detaje: Kolë Manaj inskenoi vetëvrasje dhe i dërgoi video

21:34 : 18/02/2025
AKTUALITET

Tragjike/ Detaje nga vdekja e 12-vjeçares në Durrës: U fut me urgjencë në skaner, por…

22:12 : 07/02/2025
Para

Shtyhet për herë të tretë premiera e ‘No time to die’, e fundit në serinë e James Bond

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com