• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Mes të arrestuarve në 2020 edhe Miglioranzi, ortak i Veliajt në “Eco Tirana”

19:13 : 23/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në disa përgjime të prokurorisë italiane në një mega-operacion kundër “Ndraghetas”, të zhvilluar së fundmi, është regjistruar një bisedë e Andrea Gallos një personazh kryesor nën hetim, duke komunikuar me një bashkëpunëtorin e tij për leje ndërtimi kundrejt rryshfetit në Tiranë.

Këto përgjime, të publikuara edhe në median shqiptare, ngritën menjëherë dyshimet se bisedat e eksponentëve të mafias italiane lidhen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Natyrisht, dyshimi është i përligjur, përsa kohë që lejet e ndërtimit, sidomos për kullat e larta, firmosen nga kryetari i Bashkisë.

Deri më tani nuk është publikuar ende ndonjë e dhënë konkrete apo ndonjë provë reale, që ta vendosi Veliajn nën hetim penal.

Por, megjithatë, është hera e dytë që Veliaj, në mënyrë indirekte, shfaqet në hetimet e Anti-Mafias italiane kundër mafiozëve të Ndragheta-s.

Lexo edhe:

‘Nuk jemi k***, kemi b*le hekuri’/ Veliaj: Po i jepja zemër skuadrës, flas edhe më rëndë (Video)

Skandal/ Lali Eri ju heq abonetë qytetarëve të Tiranës si ‘shpërblim’ për mandatin e tretë

Në qershor 2020, një hetim i Drejtorisë së Anti-Mafias në Verona, arrestoi një numër të konsiderueshëm personash, si pjesë apo e lidhur me klanin mafioz “Ndragheta”.

Në mes të të arrestuarve ishte edhe Andrea Miglioranzi, një bashkëpunëtor i Erion Veliaj në kompaninë publike “Eco Tirana”.

Sipas asaj që u publikua në atë kohë nga media italiane, rezultoi se ish-kryebashkiaku i Veronas, Flavio Tosi dhe drejtuesit e ish-drejtuesit e kompanisë “Amia” ishin subjekte të një hetimi te Drejtorisë së Antimafias, gjatë të cilit janë arrestuar deri më tani 26 persona në qytetin në veri të Italisë.

Kompania “Amia” është një nga dy ortakët e shoqërisë publike “AGSM holding”, e cila nga ana e saj zotëron 49 përqind të kompanisë publike të përpunimit të mbetjeve, “Eco Tirana”.

Maxhoranca e aksioneve të “Eco Tirana”, 51 përqind, zotërohet nga bashkia e kryeqytetit.

Bashkëpunimi për krijimin e “Eco Tirana” u finalizua në vitin 2016, me firmosjen e kontratës ndërmjet Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës dhe Flavio Tosi, në atë kohë kryebashkiak i Veronas.

Krijimi i “Eco Tirana” u shoqërua me dyshime publike për vlerat ekonomike.

Por, pati edhe zëra, gjithësesi, jo shumë të fortë, të cilët hodhën dyshime për një bashkëpunim me sfond mafioz.

Përballë të gjithë dyshimeve, Erion Veliaj aplikoi skemën që di të bëj më mirë.

Ai zhvilloi një fushatë agresive në media, të vendosura në përgjithësi nën “kontrollin” e tij, për të prezantuar marrëveshjen me kompaninë italiane si një histori suksesi të padiskutueshëm.

Veliaj e cilësoi “AGSM Holding” si një ndër kompanitë lider në përpunimin e mbetjeve urbane dhe që, me eksperiencën e saj, do të shndërronte Tiranën në një ambjent miqësor me natyrën.

Por, tashmë, drejtuesit e “AGSM Holding” akuzohen nga autoritetet italiane se janë vënë në shërbim të pastrimit të paravë për llogari të “Ndragheta-s”.

Pa u fshirë mirë boja e hetimeve të para, tashmë kryebashkiaku i Tiranës shfaqet, gjithnjë në mënyrë indirekte, në përgjimet e një grupi tjetër të Ndraghetas, ku flitet për leje ndërtimi dhe “20 përqindësh” rryshfet nëpërmjet “Nikut” që ka lidhje të forta në politikën shqiptare.

Etiketa: veliaj boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nuk jemi k***, kemi b*le hekuri’/ Veliaj: Po i jepja zemër skuadrës, flas edhe më rëndë (Video)

20:02 : 24/01/2022
AKTUALITET

Skandal/ Lali Eri ju heq abonetë qytetarëve të Tiranës si ‘shpërblim’ për mandatin e tretë

22:05 : 27/05/2021
AKTUALITET

Veliaj e pranon: Ne jemi bota e patronazhistëve

18:41 : 22/04/2021
Para

Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe tek Ndragheta, Veliaj me thes në dorë

TË GJITHA

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com