• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

21 janari, Rama vijon propogandën dhe kërcënon gjykatës e prokuror: Do përgjigjen më 25 prill

11:27 : 21/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë për show, propogandë dhe kërcënime protestën e dhunshme të 21 janarit, ku fatkeqësisht humbën jetën 4 qytetarë.

Megjithëse ka 8 vite në pushtet, duke pasur nën kontroll gjithçka, të paktën gjatë mandatit të dytë qeverisës, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Rama ka rikthyer në vëmendje protestën e organizuar dhe thirrur prej tij 10 vite më parë, një nga më të dhunshmet e organizuara në Shqipëri në 30 vitet e tranzicionit.

Sot Rama ka zgjedhur të paralajmërojë drejtësi për vrasjet e ndodhura në 21 Janar, 10 vite pas kësaj ngjarje duke deklaruar se kësaj qeverie i takojnë meritat për hapjen e kutisë pandorës dhe pusetave të mbyllura hermetikisht.

Ai u shtoi se sot nuk është me kokën lart për sa kohë ky proces nuk ka përfunduar, por theksoi se mund t’i shohë në sy familjarët e katër viktimave të cilëve i ka qëndruar pranë për çdo nevojë.

Rama paralajmëroi se drejtësia do të bëjë të sajën për ata që i vranë për herë të dytë të veshur me togën e zezë, njësoj si ata që janë angazhuar për ta bërë 25 Prillin referendum kundër kësaj qeverie.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

“Është i vështirë raporti mes të mirës dhe të keqes. E keqja është gjithmonë një hap përpara deri në momentin kur goditet nga drejtësia dhe jo nga politika. Nuk mund t’i kërkohet qeverisë dhe as shumicës parlamentare të fusin njerëz në burg edhe kur ata janë parë me armë në dorë duke vrarë njerëz. Këtu ndahet pikërisht kufiri mes demokracisë dhe çdo formë tjetër të organizimit shoqëror dhe politik.

Unë dëshiroj të them se së pari më vjen shumë mirë që ne sot hedhim një hap të rëndësishëm jo formalisht duke i vendosur të katërt të rënët e 21 Janarit aty ku ata e kanë vendin, në altarin e Atdheut si dëshmitarë të një kohe dhe historie humbën jetën jo rastësisht por sepse besuan tek të drejtat dhe liritë e tyre dhe protestuan për të drejtat e tyre. Pavarësisht se në këtë moment nuk ka shumë për të thënë për rezultatin ndihem krenar që ka shumë për të thënë për përpjekjen që është ndarja e sistemit të drejtësisë nga të qenit mall që shitet dhe blihet.

Nëse sot nuk i jep kësaj force politike të gjitha kreditet për hapjen e kutisë pandorës, pusetave të mbyllura hermetiksht të gjithë nëntokës së llumit, e nesërmja nuk ka diskutim që do ta vendosë si rol historik për atë që kemi bërë kur kemi hapur këtë kapitull. Ndihem mirë edhe për një fakt tjetër. Nuk kemi pasur mundësi për të bërë më shumë. Kemi bërë atë që ka qenë e mundur për të mos i lënë vetëm familjarët e të rënëve të 21 Janarit që na jep lehtësinë për të qenë përpara kujtimit të tyre jo me kokën ulur.

Nuk jemi me kokën lart sa kohë ende kjo nuk ka përfunduar por mund t’i shohim në sy për gjithçka që na është dashur të bëjmë dhe do bëjmë për familjet e tyre. Ne sot i dorëzojmë familjeve simbolin e dëshmorëve të Atdheut dhe jam i bindur se prania e këtij simboli në katër shtëpisë do të jetë pikë e dukshme referimi për fëmijët kur të mendojnë për prindërit e tyre në sensin e besimit që drejtësia do ta bëjë të sajën dhe ata që i vranë për herë të dytë dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin me palë të treta të veshur me togën e zezë të gjykatësve do përgjigjen si të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar për ta bërë 25 Prillin referendum kundër kësaj qeverie”, tha Rama.

Deklaratat e Kryeministrit as më shumë dhe as më pak kanë një synim: sensibilizimin për zgjedhjet e 25 prillit, pasi deri më tani askush nuk e ndaloi Kryeministrin dhe të gjitha institucionet që ai ka pasur dhe ka nën kontroll, nga policia, prokuroria, agjensitë ligjzbatuese, që të ndërmarrin hetime, që nga organizatorët dhe deri te precipitimi i situatës, përfshi edhe vrasjen e 4 protestuesve.

Etiketa: 21 janarRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

17:44 : 04/08/2025
Para

Neuer shkruan historinë me Bayern-in, thyen rekordin e legjendës Oliver Kahn

TË GJITHA

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025

Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në Mallakastër

15:14 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com