• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Ja pse e dua mandatin e tretë si Kryeministër

12:17 : 19/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot sepse synon mandatin e tretë në qeverisjen e vendit. E ndërsa mandatin e dytë e kërkoi me tepsi e timon, për të tretin Rama tha se synon të formalizojë ekonominë e vendit.

Nuk dihet sepse deri më tani, pas 8 vjet qeverisjeje, Kryeministri nuk ka formalizuar ekonominë, për të cilën kërkon një mandat të 3-të, por ajo që mund të thuhet është se vetë Kreu i Qeverisë nuk ka një bilanc për t´u përballur në zgjedhjet e 25 prillit.

Pandemia e Covid-19 nxorri në pah se shëndetësia falas, premtim i bërë prej tij 8 vite më parë, ishte thjesht një gënjeshtër, ndërsa qytetarët e prekur nga koronavirusi, kanë mbuluar shpenzimet e tyre në masë dërrmuese, nga medikamentet më të thjeshta te ato më specifike.

Rama u pyet sot gjatë konferencës për mediat mbi premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, premtim i bërë 8 vite më parë, ndërsa tha se deri tani janë 225 mijë të punësuar më shumë.

“Ne kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave, jo anketimeve, jo statistikave të nxjerra nga anketimet, por shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë, hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve në skenën politike apo në mexhelisin e debatit publik dhe qytetarëve. Thojuni njerëzve nëse është apo nuk është e vërtetë që në regjistrin e punës të Republikës së Shqipërisë në vitin 2013 kishte 473.506 vetë të regjistruar dhe në fund të 2019 kishte 698.235 punonjës të regjistruar, janë apo nuk janë 225 mijë më shumë që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës së tyre”, deklaroi Rama.

Lexo edhe:

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Në fakt, thjesht personat që kanë qenë të punësuar, por nuk figuronin në regjistrat e sigurimeve, janë shtuar, por kjo sdo të thotë se Qeveria hapi vende të reja pune. Përkundrazi, referuar statistikave zyrtare, çdo javë deklarohen me qindra biznese të mbyllura dhe shkaku janë taksat e larta dhe varfëria, pra ulja e konsumit apo e xhirove.

Më tej, kryeministri tha se e kërkon mandatin e tretë të qeverisjes për të formalizuar ekonominë.

“Duke sjellë krahasimin me rindërtimin mund të thuhet se nëse sot kantieret tona të rindërtimit dhe secili le të sjellë me imagjinatën e tij para sysh Laçin apo Fushë-Krujën apo Thumanën, apo cilindo tjetër kantier, janë faktikisht një pasqyrë e një situatë ku është vendosur e gjitha infrastruktura nëntokësore, janë vendosur themelet, janë ngritur karabinatë, por faktikisht nuk është ende një situatë e banueshme, në sensin e funksionalitetin e plotë të atyre godinave për të cilat vazhdon puna që të pajisen me të gjitha sistemet e brendshme dhe përfundimisht nga kantiere të kthehen në vendbanime. Kjo është situata edhe në këtë sektor dhe çdo sektor.

Por ama krahasuar me të djeshmen, është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situatë ku qartësisht mund të shihet e nesërmja, ndërkohë që e djeshmja ishte si situata pas tërmetit. Si situata pas tërmetit ishte dhe situata e llogarive të shtetit, ishte dhe situata e të gjitha të dhënave në aspektin ekonomik dhe fiskal,” tha Rama.

Familjet apo qytetarët, banesat e të cilave u dëmtuar nga tërmeti, vijojnë të qëndrojnë në çadra apo kontejnierë, ndërsa i gjithë procesi i rindërtimit është kthyer në një show dhe propogandë, ku herë shfaqet Erion Veliaj me çelësa në dorë dhe herë shfaqet Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, jo më si Kryebashkiakë, Kryeministër apo ministër, por si punonjës të zyrave të strehimit.

Etiketa: ekonomiaformalizimRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
Para

Vajzat gatuajnë për Saimirin, shpërthen Robert Aliaj: Kjo është skllavëri

TË GJITHA

Akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

08:56 : 24/10/2025

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

08:48 : 24/10/2025

Luftëanije, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta

08:41 : 24/10/2025

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

08:14 : 24/10/2025

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com