Ndërkohë që dhjetra mijëra njerëz kanë marrë rrugët për të protestuar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump, po ngihen pikëpyetje nëse zemërimi është aq spontan sa reklamohet.
Nga njëri breg në tjetrin, demonstruesit po djegin flamuj dhe portretet e presidentit të zgjedhur duke deklaruar se ata refuzojnë të pranojnë fitoren e Trump. Por vëzhguesit në internet pretendojnë se, në disa raste, protestuesit janë transportuar me autobusë drejt skenave – një shenjë kjo e koordinimit. “Protestuesit anti¬Trump në Austin sot nuk janë aq organik sa duken”, ka shkruar në tëitter ditën e mërkurë një banor i kryeqytetit Texas, së bashku me fotot e ofruara si dëshmi. T
ë tjerë pretendojnë se kanë gjetur reklama postuar në Craigslist, në të cilën një organizatë jo¬fitimprurëse në Seattle bënte thirrje për “Aktivistët me kohë të plotë”. “Ne jemi në kërkim të individëve të motivuar me kohë të plotë, me kohë të pjesshme, ose për pozicione të përhershëm”, thuhet në një reklamë nga Washington CAN, postuar të mërkurën. Thashetheme gjithashtu qarkullojnë se grumbullimi i ri i protestuesve anti¬Trump u financua nga individë si miliarderi aktivist liberal George Soros dhe grupe si MoveOn.org.
Një tjetër teori që qarkullon në mediat sociale është se shumë nga posterat që janë shpërndarë në mitingje të gjithë vendin duken të jenë saktësisht të njëjta, çka tregon së janë printuar dhe shpërndarë nga një grup i organizuar. Trump e adresoi cështjen e protestuesve të enjten në twitter: “Sapo patëm zgjedhje presidenciale shumë të hapura dhe të suksesshme! Tani, protestues profesionistë, të shtyrë nga media, janë duke protestuar. Shumë e padrejtë!) Një nga protestat më të zhurmshme ishte ajo në New Orleans ku protestuesit dhunuan monumente duke shkruar me bojë “Vdekje të bardhëve” dhe “Fuck Trump”. Në Çikago, disa mijëra njerëz marshuan. Ata u mblodhën jashtë Trump Tower, duke brohoritur “Jo presidenti im!”.
Një banor, Michael Burke, tha për Associated Press se presidenti i zgjedhur do të ndajë kombin dhe do të ndezë një urrejtje të thellë. Qindra protestues u mblodhën pranë Bashkisë se Philadelphia pavarësisht motiti të ftohtë dhe të lagësht. Pjesëmarrësit – të cilët përfshijnë mbështetësit e kandidates demokrate, Hillary Clinton senatorit të pavarur të Vermont Bernie Sanders, i cili humbi kundër Clinton në primare – shprehën zemërimin e tyre për të dy palët mbi rezultatin zgjedhor. Në Boston, mijëra protestues anti¬Trump brohoritën në qendër të qytetit “Trump një racist,” dhe mbanin pankarta që shkruanin “Gjykoni Trump” dhe “Shfuqizoni Kolegjin Zgjedhor.”