• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës!

18:43 : 08/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatëne përmbytjeve në vend. Meta thotë se shteti duhet të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës.

“Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për t’a informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë. Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë”, – shkruan Meta.

REAGIMI

Është papërgjegjshmëri ekstreme dhe e dënueshme ligjërisht, që alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mbi rrezikun e përmbytjeve në vend, me pasoja tepër të rënda, nuk po merret seriozisht nga institucionet shtetërore, duke vënë në rrezik jetën, shëndetin dhe pronat e mijëra qytetarëve në mbarë vendin, qartësisht të braktisur në mëshirë të fatit.

Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për t’a informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Lexo edhe:

Përplasje në PL, Blushi sulmon Kryemadhin: Bënte fushatë për Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

Kriset marrëdhënia Berisha-Meta? Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale

Qytetarët meritojnë të informohen me transparencë dhe këtij detyrimi kushtetuese nuk mund t’i shmanget askush!

Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë.

Probleme serioze mësohet të ketë veçanërisht në Shkodër, Lezhë, por dhe në Vlorë, ku për orë të tëra disa segmente të rëndësishme rrugore, edhe lagje brenda qyteteve, kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke nxjerrë në pah abuzimet korruptive, të reflektuara në cilësinë e dobët të investimeve, kryesisht në rrjetet kulluese.

Problematika të mëdha janë konstatuar lidhur me mospastrimin e kanaleve kulluese të Ujrave të Larta, si dhe mosvënia në punë me kapacitet të plotë, të të gjithë hidrovorëve.

Në akset kryesore rrugore, raportohen rrëshqitje dherash, ndërkohë që prezenca e kompanive me detyrime kontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar, lë për të dëshiruar.

Në Veri të vendit, si rezultat i rreshjeve të dëborës, janë bllokuar disa segmente rrugore, si Bog-Theth dhe ajo e Malit të Shoshit, ku trashësia e deborës kalon mbi 120 cm dhe ku nuk garantohet kalueshmëria dhe qarkullimi normal i mjeteve dhe njerëzve. Asnjë masë në ndihmë të banorët të këtyre zonave, tashmë të bllokuara, nuk është marrë paraprakisht.

Në kushtet, kur sipas të gjitha parashikimeve, situata pritet të përkeqësohet, i kërkoj me forcë Qeverisë, ministrive përgjegjëse, Prefekturave dhe Bashkive, të marrin menjëherë dhe pa vonesa të justifikuara, të gjitha masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronave të qytetarëve.

U kujtoj ministrive, që kanë detyrime kushtetuese dhe ligjore për Mbrojtjen Civile, sipas fushave të përgjegjësive, të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë drejtim.

U bëj thirrje Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive në zonat me rrezik të shtuar, të mbledhin menjëherë Komisionet e Mbrojtjes Civile dhe të angazhojnë në terren të gjitha strukturat operacionale për minimizimin e pasojave të përmbytjeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në këtë situatë, duhet të jetë më kërkues ndaj kompanive që kanë detyrime për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore.

Të gjitha strukturave shtetërore të ngarkuara me përgjegjësi për menaxhimin e situatës duhet të veprojnë pa zvarritje.

I kërkoj publikisht Prokurorisë të jetë e vëmendshme për çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë.

Jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, duke patur në konsideratë edhe pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, duhet të jenë prioritet absolut.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje në PL, Blushi sulmon Kryemadhin: Bënte fushatë për Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

16:23 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kriset marrëdhënia Berisha-Meta? Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale

16:21 : 03/06/2025
AKTUALITET

Rezoluta e IDC-CDI/ Meta reagon nga qelia: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

18:02 : 31/05/2025
AKTUALITET

Meta do garojë më vete në zgjedhjet lokale? Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet

13:23 : 31/05/2025
AKTUALITET

Meta: Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri, PL do garojë me siglën e saj në zgjedhjet e 2027

19:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”, Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

18:41 : 29/05/2025
Para

Koronavirusi në M.Veriut/ 11 viktima dhe 100 të infektuar në 24 orët e fundit

TË GJITHA

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com