• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ramës i duhet firma e Metës, kjo ia vështirëson punën”, mediat greke: Athina po i jep mesazh Ankarasë përmes Shqipërisë

13:57 : 04/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Qeveria greke ka vendosur që projektligji i parë që do të kalojë në Kuvend për vitin 2021 të jetë ai për zgjerimin me 12 milje detare. Mediat greke e interpretojnë këtë si një lëvizje simbolike të Greqisë, e cila sipas tyre kërkon që të ushtrojë të drejtën e saj për zgjerimin me 12 milje në ujërat ndërkombëtare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, me Hagën Rama përpiqet të shpëtojë nga presioni i Athinës, edhe pse rruga për një marrëveshje duket të jetë e gjatë. “Për të ngritur ekipin negociator, Ramës do ti duhet firma e presidentit Meta dhe kjo e vështirëson punën. Me Hagën Rama pritet që ti shpëtojë presionit të Athinës për një marrëveshje”, shkruajnë mediat greke, ndërkohë që shtojnë se kjo çështje pritet të marrë rrugë vetëm pas zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri në muajin Prill.

Zgjerimi i zonës bregdetare në Detin Jon cilësohet si një hap i rëndësishëm për përcaktimin e kufijve detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, vetëm disa muaj pasi Athina ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse me Romën dhe Kajron.

Gjithashtu ky zhvillim i hap rrugën dy vendeve të procedojnë siç kanë rënë dakord me apelim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, hap që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve në Shqipëri, me fillimin e konsultimeve për hartimin e marrëveshjes kornizë që do i paraqitet kësaj gjykate.

Nga ana tjetër diplomacia greke kërkon ta përdorë apelimin bashkë me Shqipërinë në Hagë, si një model për zgjidhje të mosmarrëveshjeve Greko-Turke, larg tensioneve dhe kërcënimeve. Ndërkohë që një pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje sipas mediave në greqi, pritet të jetë presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili mund dhe të mos japë ok-in e tij për të çuar çëshjen në gjykatën ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Gazeta greke “To Vima” e cila duke ju referuar burimeve qeveritare thekson se projektligji në fjalë është një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj Ankarasë. Ajo që ende nuk është sqaruar është nëse me fillimin e punimeve të parlamentit në 11 janar, ky projektligj do të ratifikohet me procedurën urgjente.

Hapi i parë për zgjerimin e ujërave detare në këtë zonë është bërë një javë më parë kur është publikuar në fletoren zyrtare të qeverise hyrja në fuqi e dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe zbatimin e parimit të vijës së drejtë në këto gjire në rajonin e Detit Jon, të ishujve veriore të tij e deri në Kepin Tainaro në Peloponez.

Në këtë dekret bëhen të qarta koordinatat gjeografike për mbylljen e 39 gjireve dhe limaneve të vogla në Greqinë Perëndimore dhe në shtatë ishujt e mëdhenj të Jonit , në përputhje me nenin 10 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS), dmth gjiret e hapura deri në 24 milje detare.

Siç thekson gazeta tjetër “Ta Nea”, këto janë të ashtuquajturat “gjire juridike”, me shembuj tipikë Gjirin e Korfuzit, Gjiri Amvrakikos dhe Gjiri Mesiniakos. Për më tepër, është zbatuar parimi i vijës së drejtë edhe tek 10 pika në përputhje me nenin 7 të UNCLOS që sqaron se ky parim mund të zbatohet edhe në ato zona ku vija bregdetare është e paqëndrueshme me thyerje të relievit të saj apo ka ishuj pranë saj.

Etiketa: DetiGreqiaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Paloka publikon foton: Shqiptarët vitin e ri në çadër, Rama me xhup 3175 dollarë

TË GJITHA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com