Partia Demokratike ka reaguar përmes një postimi në FB, lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në zonën e Sukthit.
“Pak minuta më parë, Edi Rama ishte në Sukth për inaugurimin e shkollë ‘Njazi Mastori’. Ai do të japë shfaqjen e radhës së propagandës dhe do të fshehë realitetin 100 metra larg shkollës. Rruga që të çon tek shkolla është totalisht e përmbytur. Rama kaloi me fuoristradë për të shkuar tek shkolla. Sa herë bie shi, del në pah dështimi i Edi Ramës për t’u siguruar qytetarëve kushtet minimale të jetesës. Edi Rama është një dështim. Ai ka 7 vjet që vetëm dështon me shqiptarët dhe do të vazhdojë vetëm të dështojë, prandaj duhet të largohet nga detyra që mban. Kupa është mbushur. Partia Demokratike me Lulzim Bashën do t’i kthejë shpresën dhe do t’i sjellë vendit një të ardhme të mbarë“, thuhet në reagim e PD.
Po ashtu, selia blu poston dhe pamjet e rrugës.