Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Stefi Prifti, Marina, ka ndërruar jetë 5 vite më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ajo u nda nga jeta në një moshë shumë të re dhe la pas dy vajza.
I ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” si “opinionist”, Stefi ka folur për Marinën. I përlotur dhe mes emocionesh, këngëtari tha se vazhdon ende ta vuajë ikjen e saj dhe se mundet që ta vuajë edhe gjithë jetën.
“Edhe unë kam kaluar një fatkeqësi të madhe në jetë time, ku humba bashkëshorten para 5 vitesh”, – ka treguar Stefi. “Kanë kaluar 5 vite. Nuk e di. Ka qenë humbje e madhe. E kam vuajtur. Vazhdoj ta vuaj. Ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën. Për vajzat e mia ndoshta ka qënë më e vështirë. Është një gjë që nuk kthehet. Nuk bëhet më siç ka qenë. Dhe nuk harrohet kurrë!”, ka rrëfyer këngëtari i njohur tepër i prekur.