• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjunjëzimi i Ramës nga Akropoli në Korfuz

21:31 : 28/12/2020
në AKTUALITET, OP-ED

Nga Ergys Mërtiri

Megjithëse nuk ka shfaqur kurrë ndonjë ndjeshmëri mbi debatet për çështjet kombëtare, Kryeministri Rama ka luajtur më fort se kushdo me nacionalizmin. Sidomos në mandatin e tij të parë, ai ekzaltoi jopak retorikën nacionaliste, duke u përpjekur të shfaqet në imazhin e një lideri mbarëshqiptar, i aftë për të bërë gjëra të mëdha. Në këtë frymë, ai pozonte para shqiptarëve si një politikan kurajoz, pa komplekse, i cili flet troç, duke prekur tema të nxehta, e duke thyer tabutë e vjetra ballkanike.

Duke luajtur midis promovuesit të paqes dhe pretendimit për t’i thënë gjërat hapur, nëpërmjet të cilave prodhoi jopak provokim për qarqet nacionaliste fqinje, Rama luajti në sferën e nacionalizmit mediatik në një tango perfekte me Vuçiçin, i interesuar gjithashtu të fitojë kapital politik nëpërmjet simulimit të një beteje false midis dy kryeministrave. Vizitat e ndërsjellta të të dyve në vendet e njëri-tjetrit dhe duelet retorike të simuluara në konferencat e rastit, ishin kulmimet e një spektakli të improvizuar në funksion të piarit politik të secilit.

Por Rama nuk u mjaftua me kaq. Ai provokoi një sërë fërkimesh të tilla edhe me Greqinë, ndërsa i kish ngrënë ndërkohë disa shuplaka nga Gruevski me ngjarjet në Kumanovë, siç ka ndodhur përherë me të kur politika është më shumë se punë mediash. Ai u mundua të prodhojë kështu një sërë “incidentesh” duke nisur që me deklaratat se do të ngrejë çështjen çame (me të cilën, në realitet nuk u mor kurrë), e deri tek një sërë deklaratash, përtej një gjuhe diplomatike, të tilla si akropoli është sot falë shqiptarëve, se Athina ka qenë shqiptare, se shqiptarët janë sot në ekspansion në Ballkan, se Greqia duhet ta lerë garën me mitet etj.

Nëpërmjet shfaqjeve të tilla, Kryeministri Rama është përpjekur të impostohet si një lider që po sjell një epokë të re në politikën e jashtme shqiptare, e cila gjente kurajë të pohojë dhe mbrojë të vërtetat e saj, ndryshe nga politika e nënshtrimit dhe servilizmit që karakterizonte të kaluarën. Pra, ai kërkonte të përcillte idenë se ai nuk është si të tjerët, i heshtur, i bindur e i nënshtruar, por përkundrazi, ai ka guximin e duhur të mbrojë interesat dhe dinjitetin e shqiptarëve përballë gjithkujt, pa iu dridhur qerpiku.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Kështu, në samitin e Diasporës, më 19 nëntor 2016, ai e tregon hapur këtë synim:

“Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan “keq” që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar e të heshtur, që bënin sikur s’kuptonin kur ka qenë fjalë për çështje që s’mund të anashkaloheshin”.

Por, kjo nuk zgjati shumë. Pas shkëlqimit të përkohshëm, shumë shpejt kacagjelosja u kthye në përulje deri në turpërim. Pas dështimit të turpshëm përballë Serbisë, – qoftë në prapambetjen e qeverisë shqiptare në raport me ndërkombëtarët përballë serbëve, qoftë në inferioritetin e treguar në raport me pozicionin e Kosovës në samitet mbi rajonin, por edhe në dështimin spektakolar të aventurave territoriale, – Kryeministri Rama mori një sërë goditjesh nënshtruese nga Greqia. Jo vetëm që çështja çame as përmendet më, por Shqipërisë i duhet të pranojë dhe ndërtojë tashmë varreza të reja për ushtarët grekë, të pranojë imponimet e saj lidhur me hapësirën territoriale detare, teksa nuk ka arritur dot të kërkojë të paktën as shfuqizimin e ligjit të luftës, sa për sy e faqe. Tigri prej letre i nacionalizmit mediatik të qeverisë shqiptare as nuk mjaullin dot tashmë.

Paradoksalisht, ndërsa Rama krekoset për sovranitet përballë BE-së, kur merr përsipër të ndryshojë kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke shkelur mbarrëveshjen e arritur për një kod zgjedhor të dakordësuar, ul kokën me turp, përballë cenimit dramatik të sovranitetit territorial nga Athina, pa pasur kurajë as të mbajë një qëndrim zyrtar për deklarimin e njëanshëm të 12 miljeve nga pala greke.

Në kushtet e të qenit i kërcënuar me humbjen e zgjedhjeve, Rama është sot vulnerabël përballë çdo faktori me impakt politik brenda vendit. Për këtë arsye ai është i gatshëm të bëjë çdo kompromis, me çfarëdo lloj kostoje. I mbetur peng i dështimit të brendshëm, atij i duhet të gëlltisë çdo poshtërim pa pasur më asnjë mundësi të reagojë.

Etiketa: mertiriRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

E trishtë/ Babai i Gentian Zenelajt ndërron jetë nga koronavirusi

TË GJITHA

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com