• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Alarmante/ Pandemia e ardhshme mund të vijë më shpejt nga sa mendojmë

20:17 : 25/12/2020
në SHENDETI

Nga Jörg Phil Friedrich

Berlin- Tani kemi lajme të mira nga industria farmaceutike:Ajo ka zhvilluar vaksina kundër koronavirusit, që po nisin të prodhohen në masë për të gjithë. Kjo paralajmëron fillimin e asaj që mund të dëshmohet si përpjekja më e madhe e imunizimit në historinë botërore.

Në mbarë globin, miliona njerëz do të vaksinohen çdo ditë kundër koronavirusit, dhe më pas në verën e vitit 2021, ose më vonë gjatë vjeshtës, pandemia do të ketë mbaruar. Ose kështu dëshirojmë të mendojmë.

Politikanët, pronarët e kinemave dhe teatrove, biznesmenët, artistët dhe pronarët e restoranteve e mbajnë shpresën tek vaksinat. Por kjo e tyrja mund të jetë një shpresë e rreme, dhe jo sepse vaksinat do të jenë joefektive.

Përkundrazi, problemi është se pandemia aktuale mund të jetë e para në një varg të gjatë pandemish dhe fatkeqësish të tjera natyrore. Dhe për këtë arsye, është koha të pyesim veten se si duam të jetojmë në këtë botë të re, në vend se të mbyllemi dhe të presim me durim që shkenca të rikthejë normalitetin tonë të dikurshëm.

Lexo edhe:

Si duhet të përgatitet bota për pandeminë e ardhshme

Pandemia varfëroi shqiptarët, vitin e fundit 37 % e individëve morën borxh për konsum

Në vitin 2014, askush nuk e dinte emrin e virusit që do të shkaktonte një krizë globale, por gjithsesi ne e dinim se do të kishte një të tillë. Në dhjetor të atij viti, presidenti i atëhershëm i SHBA-së Barak Obama mbajti një fjalim në të cilin paralajmëroi se bashkë me ndryshimin e klimës, rritja e qëndrueshme e udhëtimeve personale dhe transporti i mallrave, do të shkaktonte pandemi që do të ishin më të rrezikshme se sa Ebola, apo pandemia e Gripit të Derrit.

Dhe sigurisht, s’ka asnjë arsye të supozohet se eliminimi i kësaj pandemie, do të eleminojë edhe shkaqet e pandemive të mëtejshme. Rënia e udhëtimeve të biznesit mund të jetë një prirje afatgjate, tani që kemi parë se është e mundur zhvillimi i negociatave, prezantimeve dhe konferencave online.

Por, turizmi do të kthehet në nivelet që ishte para-Covid-19, dhe njerëzit do të kthehen në vendet e tyre të punës. Edhe pa një pandemi të re, ne tashmë kemi viruset tona të gripit sezonal, të cilët mund të jenë vërtet serioz. Prandaj ne duhet të pyesim, në dritën e përgjigjes sonë ndaj krizës së Covid-19, se si do të reagojë shoqëria jonë herën tjetër kur të përballemi me një pandemi të ngjashme si ajo e gripit të dimrit 2017/2018, që vetëm në Gjermani i mori jetën rreth 25.000 njerëzve.

Po sikur pandemitë si kjo aktuale, të bëhen po aq të zakonshme si gripi? A do të duhet të pyesim veten nëse duam që të mbyllim ekonominë, jetën sociale të njerëzve dhe sektorët kulturorë dhe sportivë, siç kemi bërë këtë vit?

Çfarë do të bëhej me shoqërinë tonë? Problemi është se edhe një ekonomi e fortë si ajo e Gjermanisë, nuk mund t`a përballonte dot të investonte në të njëjtën kohë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, dhe ristrukturimin e arsimit dhe trajnimit, nëse këtë e kërkon një pandemi.

Por le t’i lëmë për një moment mënjanë konsideratat ekonomike dhe politike që shqetësojnë ministrat dhe autoritetet lokale. Dhe le të shohim pasojat mbi sektorin kulturor, në kuptimin e tij më të gjerë: nga institucionet kulturore si kinematë, muzetë, teatrot, sallat e koncerteve dhe organizatorët e ngjarjeve, tek bota e sportit (në të gjitha nivelet), deri tek ceremonitë publike që shënojnë ngjarje historike, tek ngjarjet e jetës nga pagëzimet, ceremonitë e diplomimit, dasmat dhe funeralet, dhe së fundmi, jetës së përditshme, kohën e kaluar me kolegët dhe miqtë.

Që të gjitha këto përbëjnë strukturën kulturore të shoqërisë sonë, dhe në një pandemi, qëtë gjitha këto janë të kufizuara, ose të ndaluara plotësisht. Ato shihen si më pak të rëndësishme në raport me rrezikun që bart infeksionit. Por gatishmëria për të pranuar të gjitha kufizimet, për sa kohë që ato minimizojnë rrezikun për shëndetin, është pasojë e një tendence të vendosur prej kohësh me futjen e rregullave, udhëzimeve, ndalesave dhe teknologjisë, që e bëjnë jetën tonë më të sigurt, dhe të paktën në pamje të parë më të shëndetshme.

Pa asnjë diskutim, është e rëndësishme që politikanët të reagojnë shpejt dhe të marrin masat e nevojshme kur njësitë e kujdesit intensiv në spitale arrijnë kapacitetin e tyre maksimal. Por është tronditëse se sa lehtë dhe pa menduar shumë, shoqëria ka pranuar kufizime që do të futin në ngërç jetën kulturore, pa dikë që provon efikasitetin e këtyre masave.

Por cilat do të jenë pasojat, nëse kjo do të bëhet norma jonë e re në epokën e pandemive?

Së pari, le të mendojmë se si do të ndikojë kjo gjë tek ata që e sigurojnë jetesën e tyre në sektorin kulturor: muzikantë, pronarë kinemaje, aktorë, regjisorë, pronarë restorantesh, trajnerë, atletë, pronarë pubesh … Për momentin, ata po mbijetojnë përmes fondeve shtetërore.

Nëse këto para do të jenë të mjaftueshme, kjo mbetet të shihet. Por ekziston edhe pyetja se çfarë do të thotë të jesh i varur nga shteti, në vend se të praktikosh profesionin tënd. Është e qartë që ne nuk mund t`a lejojmë që kjo të bëhet një normë, që përsëritet pas disa vitesh.

Por kjo është pikërisht e ardhmja me të cilën mund të përballemi. Organizatorët e ngjarjeve të mëdha, nuk mund të parashikojnë nëse ato do të jenë në gjendje të zhvillohen. Ashtu si tani, askush nuk mund të thotë nëse ia vlen të provosh të vësh një shfaqje premierë, të stërvitesh për një konkurs vitin e ardhshëm, apo edhe të planifikosh një martesë.

Gjithnjë e më shumë njerëz do të largohen nga sektori kulturor dhe do të kërkojnë punë diku tjetër. Kjo gjë nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Bëhet fjalë për të pasur një jetë kuptimplotë, e cila është e mundur vetëm nëse ato që planifikojmë dhe krijojmë mund të bëhen reale.

Pse dikush do të hapte një pub nëse nuk është i sigurt se për sa kohë dyert e tij mund të qëndrojnë të hapura? Ka gjithashtu të ngjarë që njerëzit që i vizitonin këto qendra kulturore, të kenë gjetur mënyra të tjera për të kaluar kohën e tyre gjatë bllokimit.

Në vend se t’i rikthehen zakonit për të shkuar në teatër, kinema, pub apo stadium, ata mund të qëndrojnë në shtëpi duke parë TV, të gatuajnë, të lundrojnë në internet, ose të merren me kopshtari. Institucionet kulturore, nga teatri tek baret, nuk janë vetëm vende për argëtim dhe relaksim, ato janë vende që lehtësojnë takimet.

Janë vendet ku njerëzit njohin njëri-tjetrin, bëjnë miq, dhe takojnë partnerët e tyre të jetës. Ato janë vendi ku zhvillohen bisedat në lidhje me politikën dhe shoqërinë, ku njerëzit formojnë mendimet e tyre përmes takimit me të tjerët dhe këndvështrimeve të ndryshme, mënyrave të jetesës dhe qëllimeve të ndryshme.

Ato janë vendet ku ne shohim shumëllojshmërinë e shoqërisë sonë. Ne shohim se çfarë kemi ende të përbashkët dhe Çfarë na ndan. Me pak fjalë, kështu jeton shoqëria. Një shoqëri që është e përgatitur t’i sakrifikojë të gjitha këto për të minimizuar rrezikun e infektimit,do të ndryshojë në mënyrë dramatike gjatë epokës së pandemive. Pra do të shpërbëhet. Ne nuk mund t`a lejojmë që kjo të ndodhë. Dhe duhet të ngremë zërin për këtë. / “Worldcrunch”

Etiketa: pandemia boldnew shost domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Si duhet të përgatitet bota për pandeminë e ardhshme

21:58 : 05/06/2021
AKTUALITET

Pandemia varfëroi shqiptarët, vitin e fundit 37 % e individëve morën borxh për konsum

18:24 : 01/05/2021
AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Pandemia ua shtoi edhe më shumë hallet shqiptarëve

20:18 : 04/02/2021
Para

Ambasada Turke: Si do të lëvizet nga 28 dhjetori

TË GJITHA

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025

“Giro d’Italia” do të ndyshojë orarin e votimit në Vlorë? PS kërkesë KQZ-së

11:15 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com