• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Detajet e marrëveshjes “gjithëpërfshirëse, si ajo e Kanadasë” mes BE-së dhe Mbretërisë Bashkuar

20:22 : 24/12/2020
në BOTA

Pas dhjetë muajsh negociata rraskapitëse, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe përfunduan sot një marrëveshje historike për marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare, e cila do t’i lejojë ata të shmangin një “no deal” shkatërrues për ekonomitë e tyre në fund të vitit.

Pas muajsh të tërë negociatash dhe afatesh të shkelura, Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë arritur të paktën të arrijnë një marrëveshje të shumëpritur e cila do të përkufizojë marrëdhënien e tyre të ardhshme pasi Britania të largohet zyrtarisht nga Unioni më 31 dhjetor.

Marrëveshja do të “mbrojë interesat europiane”, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, duke e cilësuar këtë të fundit si një “arritje historike”.

“Më në fund mund ta hedhim Brexit pas krahëve. Europa do vazhdojë të ecë përpara”, shtoi ajo.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se kanë arritur “marrëveshjen më të madhe tregtare të gjithë kohërave” duke e cilësuar si një “pakt gjithëpërfshirës si tregtia e lirë që ka Kanadaja me BE dhe Mbretërinë e Bashkuar”, pa kuota apo tarifa.

Lexo edhe:

No Content Available

“Kemi rimarrë në dorë kontrollin mbi ligjet dhe fatin tonë”, tha Johnson, duke shtuar se ky do të jetë dhe fundit i juridiksionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë mbi vendin dhe se “më në fund Britania do të jetë një shtet i pavarur”.

Një marrëdhënie e re

“Mbretëria e Bashkuar zgjodhi të lërë BE dhe tregun e përbashkët, që të heqë dorë nga të drejtat dhe avantazhet e vendeve anëtare”, tha Michael Barnier, kryenegociatori i BE.

Pavarësisht marrëveshjes, do të ketë ndryshime reale në ditët në vijim, këto janë pasojat e Brexit.

Von der Leyen tha se Britania tashmë është një vend i tretë, por do të mbetet “një partner i besueshëm”.

Një prej vendimeve më të vështira

Një nga pasojat e largimit të Britanisë është dhe heqja e programit Erasmus, një prej vendimeve më të vështira, sipas kryeministrit Johnson.

“Politikat e jashtme dhe bashkëpunimi për mbrojtjen nuk mbulohen nga marrëveshja pasi Britania nuk dëshironte të negocionte mbi këto çështje“, thuhej në një deklaratë të Komisionit.

“Është gjë tjetër të marrësh liri, por ta fitosh atë është një gjë fantastike, por varet sesi do ta përdorim, sesi do të nxjerrim më të mirën prej saj. Kjo do të ketë rëndësi në muajt dhe vitet në vijim”, tha Johnson.

Johnson tha se “ideologjia e integrimit të pafund” të BE ka qenë e vështirë për “t’u ndjekur dhe se Mbretëria e Bashkuara kishte një marrëdhënie të komplikuar me unionin”.

Merkel: Marrëveshja me rëndësi historike

Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi marrëveshjen BE-BM të tregtisë së lirë postBrexit si historike.

“Me këtë marrëveshje ne po krijojmë bazën për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona”, theksoi ajo.

“Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Gjermaninë dhe për Bashkimin Europian edhe jashtë Bashkimit Europian.

Marrëveshja është me rëndësi historike”, tha kancelarja.

Etiketa: Detajet e marrëveshjes

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Varianti i ri i koronavirusit, Kina pezullon fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar

TË GJITHA

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025

“Shqipëri etnike”/ Pak orë para sfidës, tifozët ndezin atmosferën në kryeqytet (Foto-Video)

16:43 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com