• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëri/ Zëri i Amerikës: Kushtetuesja bëhet funksionale, Peto tërhiqet nga gara

19:29 : 23/12/2020
në AKTUALITET

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese u bë sot me anëtarin e saj të gjashtë pasi presidenti Ilir Meta, firmosi në kohë rekord emërimin e juristit të njohur Përparim Kalo, vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i dërgoi atij listën e kandidatëve. Me emërimin e e njoftuar në mbrëmje, numri i anëtarëve të Gjykatës, arrin kuorumin minimal për t’u mbledhur në seancë e plenare e për të nisur me shqyrtimin e çështjeve.

Ndërkohë, duket se është hapur rruga edhe për emërimin e shpejtë të anëtarit të shtatë, duke qenë se për vendin bosh të shpallur po nga presidenti, tanimë ka mbetur vetëm një kandidaturë. Një ditë më parë, u betua anëtari i zgjedhur nga parlamenti, Altin Binaj. Praktikisht, ajo çka nuk u arrit të bëhej në më shumë se një vit, po përmbyllet, mesa duket, brenda vetëm pak ditësh.

Menjëherë pas vendimit të Presidentit, ambasadorja amerikane Yuri Kim foli për “një lajm të madh. Sapo Kalo të bëjë nesër betimin, arrihet kuorumi. Shqipëria do të mbyllë vitin 2020, me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që mungonte prej thuajse tre vitesh. Presidenti, KED-ja dhe Parlamenti, meritojnë një vlerësim të madh”, shkruajti ambasadorja Kim, duke shtuar se “ky është rezultat i një veprimi urgjent nga ana e udhëheqësve, në linjë me opinionin e KOmisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian. Ky është një hap shumë I madh përpara”, vlerësoi ambasadorja amerikane.

Përveç zotit Kalo, në garë për vendin e shpallur nga Kreu i Shtetit, ishte dhe Aleksandër Toma, i cili u rendit i dyti sipas vlerësimit të bërë nga KED, me një diferencë të ndjeshme, prej gati 15 pikësh më poshtë. Në njoftimin e tij zoti Meta, shpjegon se në vendimin e marrë me shpejtësi, ka patur në konsideratë dhe “nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”.

Si ambasadorja amerikane Yuri Kim ashtu dhe homologu i saj europian Luigi Soreca, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se janë të gjitha kushtet që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda këtij muaji.

Lexo edhe:

No Content Available

Po sot në mbrëmje, Këshilli i Emërimeve bëri të ditur se kandidatja Zhaklina Peto, ishte tërhequr nga gara në momentet e fundit. Zonja Peto, u skualifikua dy herë nga KED-ja, por të dy herët, ajo u rikthye me vendime të gjykatës Administrative. Sot Këshilli i Emërimeve kishte në rend të ditës dhe vlerësimin e kandidaturës së saj. Tanimë, duket se KED-së, i ka mbetur vetëm që të përmbyllë procesin për kandidaten e vetme të mbetur në garë, Sonila Bejtja dhe t’ja dërgojë atë presidentit. Me gjasë, pritet që kjo të ndodhë në ditët e ardhshme./VOA/

LEXO EDHE: 

Formohet Gjykata Kushtetuese, Presidenti Meta dekreton gjyqtarin Përparim Kalo

Etiketa: Kushtetuesja bëhet funksionalePeto tërhiqet nga gara

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Alarmante/ Varianti i ri i konavirusit nga Afrika e Jugut prek më shumë të rinjtë dhe është shumë më i rëndë

TË GJITHA

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikë” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025

Aksident në Astir/ Këmbësori përplaset nga automjeti tek vijat e bardha, në gjendje të rëndë

13:58 : 22/05/2025

Fyerje raciste ndaj Vinicius, jepet dënimi historik! Një vit burg për 5 tifozët e Vajadolidit

13:57 : 22/05/2025

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

13:45 : 22/05/2025

Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara

13:24 : 22/05/2025

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025

Berisha denoncon problemet me votën: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

13:08 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com