Qindra emigrantë në Francë, që punojnë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, kanë marrë vlerësim shtetëror.
Atyre do t’u garantohet marrja e shpejtë e shtetësisë franceze. Ministria e Brendshme ftoi të gjithë emigrantët që ndihmuan në përballimin e emergjencës së krijuar nga pandemia që të aplikojnë për natyralizim të përshpejtuar.
Aktualisht mbi 700 personave u është dhënë shtetësia ose janë në hapat e fundit të këtij procesi, ndërsa në total kanë aplikuar rreth 2900 emigrantë. Në këtë grup përfshihen punonjës të shëndetësisë, pastrues dhe punonjës dyqanesh.
Ministria franceze e Mbrojtjes tha se ky vlerësim shtetëror vjen për punën e tyre në shërim të vendit. Normalisht për të marrë shtetësinë duhet që një person të jetojë për 5 vite në Francë, të ketë të ardhura të qëndrueshme dhe të tregojë se është integruar në shoqëri.