Një sportist i ri premtues i motocross, Sebastian Fortini, 17 vjeç, humbi jetën në një pistë që kalon përgjatë lumit Adda, në komunën e Traona (Sondrio), Itali.
I pranishëm në këtë tragjedi ishte babai i tij, i cili ka qenë gjithmonë trajneri i tij. Adoleshenti garonte për skuadrën e Jrt Mx Team dhe ishte një nga pilotët italianë më premtues në këtë kategori.
Piloti i ri italian ishte duke bërë stërvitje kur pësoi aksidentin fatal.