• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi tek “5 Maji”, Tabaku: Pesë nga dymbëdhjetë godinat do të kthehen në zyra luksi

11:35 : 09/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një kohë që zona “5 maji” në kryeqytet është kthyer një kantier ndërtimi, për të rindërtuar një lagje të re ku do të sistemohen një pjesë e familjeve, shtëpia e të cilave u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Partia Demokratike ka denoncuar sot se 5 nga 12 godinat që do ngrihen aty, do shërbejnë si zyra për qeverinë dhe bashkinë.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se fatkeqësia që goditi këtë zonë të Tiranës një vit më parë, “po përdoret nga qeveria qendrore dhe natyrisht ajo lokale për të gllabëruar pronën e qytetarëve në interesa personale dhe të jashtëligjshme të qeverisë”.

Sipas Tabakut, “në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.

Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luskin personal”.

Lexo edhe:

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

Tabaku ka publikuar një dokument ku thotë se shihet “firma e kryebetonierit të Tiranës, Erion Veliajt, nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Të dashur qytetarë,

5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për “Hajdutët e Fatkeqësisë” në qeveri dhe bashki.

Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile.

Vesi i përvetësimit të të mirave publike për interesa personale është frymëzimi dhe moto e kësaj qeverie dhe ky ves vjen e përforcohet edhe në kohë fatkeqësie.

Fatkeqësisht edhe sot thuajse një vit pas tërmetit fatkeq që goditi vendin, të dhëna tronditëse dalin në pah.

Pangopësia e hajnave nuk kursen më askënd.

Fatkeqësia që goditi këtë zonë të Tiranës po përdoret nga qeveria qendrore dhe natyrisht ajo lokale për të gllabëruar pronën e qytetarëve në interesa personale dhe të jashtëligjshme të qeverisë. Më konkrektisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.

Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit.

Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike.

Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luskin personal.

Siç shihet në dokumentin me firmë të kryebetonierit të Tiranës, Erion Veliajt, nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria.

Gjatë periudhës së tërmetit mijëra shqiptarë kanë kontribuar me ndihma në forma të ndryshme edhe monetare. Qeveria e drejtuar nga Rama dhe njëkohësisht qeveria lokale e drejtuar nga fotokopja pa ngjyra e Ramës po tentojnë të tjetërsojnë qëllimin e këtyre fondeve.

Ato duan që paratë që duhet të ndërtonin shtëpitë e shqiptarëve aty ku u shembën, të ndërtohen zyrat e luksit.

Ky është një akt i paligjshëm, në kurriz të interesit publik. Pse duhet që qeveria dhe bashkia të uzurpojnë hapësirat që u takojnë qytetarëve, kur zyrat i kanë që tani shumë të rehatshme?

A duan të lirojnë godinat në qendër të Tiranës për ta dhënë truallin për ndërtim kullash të tjera dhe pastrim parash?

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ndryshojnë aspak nga personazhi famëkeq Tenardie i Viktor Hygoit. Ai plaçkiste të vdekurit, këta grabisin për luksin e tyre godinat që duhet të strehonin familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.

Por shumë shpejt, e vërteta do të dalë, për të dy këta që luajnë me fatkeqësinë e shqiptarëve për interesat e ngushta personale. Për ato që thyejnë besimin e shqiptarëve duke ua trejtësuar fondet për interesa personale. Shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votën e tyre në 25 prill 2021.

Fajtorët do të përgjigjen për këto sjellje personalisht. Askush nuk mund t’i shpëtojë barazisë përpara ligjit.

Etiketa: akuzaTabaku

Lajme të lidhura

BOTA

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025
SHOW BIZ

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
AKTUALITET

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025
BOTA

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

21:17 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

12:16 : 02/09/2025
Para

Vrasja e të riut, nis protesta në Tiranë

TË GJITHA

Dy anëtarë të Kryesisë së PD kaluan te PS, Noka: Janë renegatë, jo demokratë

21:14 : 13/10/2025

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

21:14 : 13/10/2025

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

21:01 : 13/10/2025

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

20:49 : 13/10/2025

I riu shqiptar arrestohet në Romë me 16 milionë euro kokainë, armë të vjedhur dhe para cash

20:48 : 13/10/2025

Lista me 28 artistët që do garojnë në Festivalin e 64-t të Këngës, fituesi do na përfaqësoj në Eurovision

20:42 : 13/10/2025

VIDEO prekëse/ Përqafime dhe lot, izraelitët ribashkohen me familjet e tyre në atdhe

20:36 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com