Nis vaksinimi ndaj koronavirusit në Britani.
Një 80-vjeçare nga Irlanda është personi i parë që vaksinohet nga Covid-19.
BBC raporton se, Margaret Keenan pohoi se ajo është shumë “e privilegjuar”.
Britania e Madhe do të vaksinojë fillimisht grupet më të rrezikuara, të cilat përfshijnë të moshuarit dhe stafi spitalor.
Të hënën, u raportua se mbërritën vaksinat e para në Britaninë e Madhe.
Britania e Madhe autorizoi përdorimin e vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, më 2 dhjetor, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.