Kryeministri i qendrës së djathtë në Rumani dha dorëheqjen të hënën, pasi në zgjedhjet e përgjithshme, votuesit i dhanë fitoren nominale partisë opozitare me prirje të majtë, populiste.
Me 95% të votave të numëruara në zgjedhjet e së Dielës, Liberalët Kombëtarë të Ludovic Orban janë mundur nga Partia Populiste Social Demokrate. Sidoqoftë Social Demokratët duket se nuk kanë gjasa të dalin në krye për të formuar një qeveri të re.
Social Demokratët kanë marrë një epërsi të befasishme ndaj Nacionaö Liberalëve në qeverisje, pas zgjedhjeve parlamentare.
Me 95% të fletëve të votimit të numëruara të hënën, Partia Social Demokrate (PSD), kishte rreth 30% të votave, Partia Nacional Liberale 25 %, ndërsa Aleanca progresive USR-Plus, e cila ka premtuar të mos jetë pjesë e asnjë qeverie të udhëhequr nga Social Demokratët, fitoi rreth 15% të votave.
Vetëm dy parti të tjera kaluan pragun prej 5% për të hyrë në Parlament: aleanca e ekstremit të djathtë AUR,me rreth 9% të votuesve dhe partia UDMR që përfaqëson pakicën hungareze të vendit, e cila fitoi rreth 6%
Udhëheqësi Liberal Kombëtar, Kryeministri Ludovic Orban, tha të hënën se bisedimet e koalicionit me Social Demokratët ishin jashtë diskutimit, por nuk ofroi një shpjegim të qartë se si partia e tij shpresonte të arrinte një shumicë të re qeverisëse në parlamentin dydhomësh me 465 vende.
“Unë dua të jem shumë i qartë, ne kurrë nuk do të negociojmë me PSD, nuk do të lejojmë që PSD të dëmtojë Rumaninë”, tha Orban.
Aleanca AUR u krijua vetëm një vit më parë dhe ishte kundër martesave të të njëjtit seks, si dhe ishte mbështetëse e klerikëve të Kishës Ortodokse që sfiduan kufizimet pandemike në Rumani për të mbajtur ceremoni fetare.
Rreth 4 milion rumunë që jetojnë jashtë, kryesisht në Evropën Perëndimore, kanë votuar tradicionalisht për partitë e orientuara drejt reformave.
Liberalët Nacionalë kanë kontrolluar qeverinë që nga tetori 2019 kur Social Demokratët humbën një votim besimi në parlament pas një qëndrimi kaotik që e kishte parë atë të kalonte nëpër tre kryeministra dhe dhjetëra ministra brenda vetëm tre vjetësh. Qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët ishte kritikuar ashpër nga BE për ndërhyrjen e saj në gjyqësor dhe një seri skandalesh korrupsioni që përfshijnë anëtarë të shquar.
Por ajo sfidoi sondazhet parazgjedhore për t’u bërë fituesi nominal i votimit të së Dielës me premtime të parealizueshme për të ruajtur modelin e shtetit të mirëqenies.
Rumania ishte prekur nga varfëria e përhapur edhe para pandemisë, me mbi 25% të popullsisë prej 19 milion banorësh me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Pandemia ka përkeqësuar problemet strukturore, duke përfshirë gati kolapsin e sistemit të kujdesit shëndetësor publik.
Si rezultat i pandemisë dhe kufizimeve të lidhura me virusin, deficiti fiskal pritet të zgjerohet këtë vit në rreth 9% të prodhimit të brendshëm bruto, krahasuar me 4.3% në 2019. Koronavirusi vazhdon të përhapet në Rumani, me gati dy të tretat e mbi gjysmë milioni infeksionesh dhe gati gjysma e mbi 12300 vdekjeve të lidhura me virusin e vendit të regjistruara, kanë ndodhur vetëm në dy muajt e fundit.
Vetëm 33% e votuesve të mundshëm rumunë shkuan në qendrat e votimit të Dielën, krahasuar me gati 39.5 përqind në 2016. Vëzhguesit justifikuan pjesëmarrjen historikisht të ulët me frikën e votuesve nga infektimi, por edhe te zhgënjimi i përgjithshëm me klasën politike të Rumanisë.