Fati i keq ka ndjekur së fundmi sulmuesin e Kombëtares, Giacomo Vrioni. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim ditën e sotme me Juventusin, ka pësuar një frakturë të fibulës në këmbën e djathtë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi, që shkruan gjithashtu se ditën e nesërme sulmuesi shqiptar do i nënshtrohet operacionit, por nuk është zbuluar ende koha e rikuperimit.
Deri vitin e kaluar, Vrioni ishti aktivizuar rregullisht me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa u ftua nga trajneri Reja në ndeshjet e muajit nëntor edhe nga Kombëtarja kuqezi.