• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Përmes statusit të viktimave të dhunës seksuale deri te dëshmia e krimit

22:50 : 27/11/2020
në RAJONI

Për Ramizin, (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë) verifikimi i statusit të personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, është dëshmi e krimit të bërë nga Serbia në Kosovë.

Ai është një nga të mbijetuarit e dhunës seksuale që ka ndodhur në Kosovës gjatë kohës së luftës në vitin 1998/99 dhe ka më shumë se një vit që është duke marrë një pension prej 230 eurosh nga shteti i Kosovës, pas verifikimit të statusit nga Komisioni qeveritar.

Ramizi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se pensioni që ai merr është i mirëseardhur, por me anë të aplikimit për ta përfituar këtë pension, ai është dashur që të tregojë për krimet që Serbia ka kryer ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Me aplikim kam dashur t’i tregoj gjithë botës dhe bashkësisë ndërkombëtare se Serbia ka bërë krime në Kosovë dhe nuk ka kursyer as burra, as fëmijë, as gra, se për para nuk e kam bërë këtë”, thotë ai.

“Ajo çka më kanë bërë është krim përtej krimi, e kalon edhe gjenocidin. Është krim se përmes dhunimit të gjinisë mashkullore, Serbia dhe forcat paramilitare serbe kanë dashur ta poshtërojnë një komb e një popull”, tha ai.

Lexo edhe:

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

FOTO/ Ky është pronari i ‘Lamborghini Urus’ me të shkuar kriminale

Edhe Ganimetja (identiteti i vërtetë i të cilës është i njohur për redaksinë) është një nga të mbijetuara e dhunës seksuale që ka ndodhur në kohën e luftës.

Ajo ka më shumë së një vit që është duke marrë pensionin nga shteti.

Ganimetja tha për Radion Evropa e Lirë se ato para kryesisht shfrytëzohen për blerjen e barnave, por ajo është duke menduar që në të ardhmen, me këtë pension të marrë një kredi për zhvilluar një biznes të vogël familjar.

Ajo shton se për të arritur deri te përfitimi i pensionit, ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme.

“Ka qenë goxha e vështirë për të pritur, ka qenë rrugë e gjatë sepse më është dukur se nuk më kanë besuar për atë çka më ka ndodhur. Kështu që ka qenë e vështirë”, deklaroi ajo.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, deri tash ka pranuar 1,361 aplikacione për pension.

Deri tash, sipas këtij komisionit, marrin pagë mujore 894 persona.

Nga ky numër, 31 janë burra të cilët kanë përfituar këtë pension nga shteti.

Minire Begaj-Balaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se nga numri prej 894, 31 persona janë burra, kurse të tjerat janë gra.

“Në proces që presin për dokumente shtesë dhe intervista kemi edhe 68, pra raste që presin për një dokument shtesë nëse mund ta themi apo për një panel intervistues. Pra, jemi në proces e sipër për raste të tjera, kurse në pritje për trajtim janë 158 raste”, tha Begaj-Balaj.

Ajo tha se komisioni, pavarësisht gjendjes me pandeminë e koronavirusit, është duke punuar në shqyrtimin e rasteve.

“Për çdo javë neve në komisioni na lëviz numri në aplikacione që i pranojmë, por edhe te pjesa e njohjes së statusit dhe te pjesa e rishqyrtimit”, tha ajo.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, është organizatë e themeluar në vitin 1999 me qëllim të ofrimit të trajtimit dhe rehabilitimit për të mbijetuarit e torturës. Kjo qendër vazhdimisht ka ndihmuar në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale. Nga kjo organizatë thonë se krahasuar me numrin e përgjithshëm të viktimave, numri i aplikimeve është i vogël.

Përmes kësaj qendre, deri më tani kanë aplikuar 337 persona për verifikimin e statusit.

“Prej tyre 30 janë burra, ndërsa pjesa tjetër janë gra dhe vajza. Njohje të statusit kanë pasur 257, një pjesë e tyre (9) janë në rishqyrtim, ndërsa pjesa tjetër në pritje për shqyrtim, do të thotë ende nuk janë vlerësuar nga komisioni shtetëror”, tha për Radion Evropa e Lirë, Sebahate Pacolli-Krasniqi, menaxhere për projekte në këtë qendër.

Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që personave që përjetuan këto krime gjatë luftës, t’u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, me çka u është mundësuar të marrin pensionin ligjor që arrin në vlerën prej rreth 230 euro në muaj.

Përdhunimet konsiderohen ndër krimet më të tmerrshme që njeh njerëzimi dhe të cilat, si në shumë vende të botës ku kishte apo ka luftëra e konflikte, ndodhën edhe në Kosovë gjatë luftës të viteve 1998-‘99 .

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual.

Për Ramizin, trauma nga koha e luftës, në një formë ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën për shkak të moskomunikimit me njerëz për historinë e tij.

Ai që 20 vjet, ka heshtur, për shkak të frikës nga paragjykimet e rrethit.

“Mentaliteti ynë në Kosovës është shumë mbrapa për ta kuptuar atë dhimbje që u ka ndodhur njerëzve gjatë luftës. Organizatat e ndryshme, shoqëria duhet të dinë më shumë që të thyhet kjo heshtje, se kjo është pengesë e madhe”, thotë ai./Evropa e lire

Etiketa: dhunakrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është pronari i ‘Lamborghini Urus’ me të shkuar kriminale

11:13 : 01/10/2025
AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Del nga përgjimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mount of Tirana”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
AKTUALITET

Takimi në ishullin Aruba me bosët e krimit/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen ose do bëjmë padi!

13:24 : 26/09/2025
Para

Për cilat klube lejohen tifozët në Angli

TË GJITHA

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

11:52 : 04/10/2025

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025

Dëbora bllokon banorët në Bjeshkët e Javorrit, ekipet e shpëtimit ngecin në Qafën e Markofçes

11:23 : 04/10/2025

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com