• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimi i tamponit, laboratorët nënshkruajnë marrëveshje të ndaluar dhe e shpallin me bujë!

17:44 : 27/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SHENDETI

Javën e kaluar, katër laboratorët privatë që ofrojnë analizën PCR (ose siç njihet më thjesht testin e tamponit) për diagnostifikimin e Covid-19 njoftuan publikisht arritjen e një marrëveshje për uljen e çmimit nga 12 mijë lekë në 8500 lekë.

Përmes një deklarate të përbashkët kompanitë Intermedica, Genius, Spitali Amerikan dhe Noval Diagnostic, sqaruan se ky vendim është marrë për shkak të shtimit të rasteve pozitive me koronavirus, por edhe si kërkesë e vazhdueshme e Ministrisë së Shëndetesisë.

Në fakt, marrëveshja që u shpall si një ndihmë për publikun dhe pacientët, në pamje të parë duket shkelje e pastër e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Neni 4 i ligjit, në pikën a, përcakton se “Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.”

Shqipëria është një ekonomi ku normat dhe parimet e konkurrencës njihen aq pak, sa ndërmarrjet jo vetëm që ndërmarrjet nënshkruajnë marrëveshje të ndaluara, por edhe i shpallin ato publikisht duke u krenuar, se kanë ulur çmimet me marrëveshje mes tyre.

Testi PCR ofrohet nga një numër i kufizuar subjektesh dhe çmimet kanë qenë të fiksuara edhe para marrëveshjes së javës së kaluar. Fakti që çmimet u ulën me marrëveshje, me rreth 30%, tregon se ato mund të kenë qenë qëllimisht të fiksuara në nivele më të larta që në fillim dhe krijon dyshime të forta se në këtë treg kemi pasur sjellje të bashkërenduar që në fillim, në shkelje të ligjit të Konkurrencës.

Lexo edhe:

Protestë kundër çmimeve të larta të banesave dhe qirave në Madrid

Trump refuzoi përgjigjen e Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

Nga vlerësimet krahasuese, Shqipëria ka çmime të testit PCR më të larta se vendet e rajonit, madje edhe pas marrëveshjes për uljen e tyre. Nëse sot kryerja e tamponi në laboratoret private kushton rreth 70 euro, në vendet fqinje përgjithësisht ky testim kryhet kundrejt çmimeve në intervlain midis 40 dhe 60 euro. Përtej krahasimit, duket se shumë ndërmarrje shqiptare nuk e kuptojnë që në një treg të lirë, çmimet nuk mund të vendosen me marrëveshje.

Deri tani, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje. Revista Monitor ka dërguar një kërkesë për informacion dhe do të përcjellë publikisht qëndrimin e Autoritetit të Konkurrencës, sapo të ketë një përgjigje.

Muajin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës gjobiti 24 kompani të tregtimit me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore, për rritje të bashkërenduar të çmimeve të maskave, dorezave dhe dezinfektantëve. Vlera totale e gjobave ishte 34 milionë lekë, ose rreth 280 mijë euro./E.Shehu-Monitor/

Etiketa: cmimemarreveshjatampon

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë kundër çmimeve të larta të banesave dhe qirave në Madrid

20:50 : 24/05/2026
BOTA

Trump refuzoi përgjigjen e Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:07 : 11/05/2026
AKTUALITET

Faza e re e turizmit, pa avantazhin e çmimeve të lira: Si do të mbijetojë?!

08:09 : 10/05/2026
AKTUALITET

“Korridori VIII, simbol i dështimit”/ Tabaku: Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian!

12:32 : 29/04/2026
AKTUALITET

20 mijë lekë për të mbijetuar, pensionistët në Shqipëri me ‘sytë nga qielli’

21:03 : 24/04/2026
BOTA

Pse çmimi i naftës rritet shpejt, por do shumë kohë që të ulet?

22:52 : 20/04/2026
Para

Gjekmarkaj: Partitë e reja duan ndryshimin, do bashkohen me opozitën

TË GJITHA

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş