• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha me biznesin në Shkodër: Duhet të ishin hequr taksat

12:14 : 25/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me biznesmenë të vegjël në Shkodër, i shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Pasi ka dëgjuar problemet e tyre, Basha i shprehu falenderime Ademit për propozimin e saj që në ditët e para të marsit për të hequr taksat mbi biznesin e vogël për të përballuar krizën.

Basha ka shprehur keqardhje dhe zhgënjim që këshilltarët bashkiakë nuk e aprovuan propozimin nën presionin e qeverisë, e trembur se ky shembull do të ndiqej nga bashkitë e tjera të vendit.

“Shpreh keqardhjen e thellë që njerëzit që okupojnë ulëset në Këshillin Bashkiak nuk kanë marrë përgjegjësitë para qytetarëve për ta aprovuar këtë akt të kryebashkiakes, që në fund të fundit kishte vetëm një qëllim, që të ndihmonte biznesin”, tha Basha.

“Ju e dini fare mirë që prej ditëve të para të pandemisë, ky ka qënë një ndër propozimet tona kryesore në planin që kemi paraqitur dhe vënë në dispozicion qeverisë dhe kemi gjykuar se kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar në raport edhe me atë që po bënin vendet e tjera në rajon dhe kudo ne Europë.

Lexo edhe:

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

Kemi gjykuar se diçka e tillë do të tejkalonte ndasitë politike, se në fund të fundit, ajo që kërkonim dhe kërkojmë është të ndihmohet ekonomia, e cila kishte shtatë vite në krizë dhe pandemia vetëm sa e vështirësoi dhe më shumë një situatë mbijetese të bizneseve.

Sot ka dalë një studim që tregon se 4900 biznese janë mbyllur dhe Shkodra është një ndër qytetet më të goditura. Pra, në këtë kuptim, të paktën vetëm për sa i përket ekonomisë së familjeve shkodrane, të bizneseve të Shkodrës, shpresoja dhe bëra dhe thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike dhe jam shumë i zhgënyer që njerëzit që janë ulur në ato karrige, pavarësisht ndasive që ne i kemi të qarta prej atij procesi të paligjshëm, po në atë moment që ishin aty mund të bënin një vepër të mirë, mund të bashkoheshin rreth propozimit të kryetares së bashkisë së Shkodrës për të hequr detyrimet lokale dhe ta bënin pa asnjë mëdyshje dhe pa u ndikuar nga presioni.

Unë e kuptoj presionin, e di që arsyeja kryesore pse nuk e kanë bërë është sepse shembulli që do të jepte bashkia e Shkdorës do të ishte i vështirë për të mos u ndjekur nga bashkitë e tjera pastaj”, tha ai.

Etiketa: Bashabiznesetaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025
AKTUALITET

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrjeti i Bizneseve takim me ambasadorin shqiptar në Austri: Do krijojmë ura konkrete bashkëpunimi

20:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
Para

Sara i bën kamerën e fshehtë Ledrit dhe ai nuk i mbajti dot lotët (Video)

TË GJITHA

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut, pretendon për ndërhyrje

11:19 : 13/10/2025

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj

11:06 : 13/10/2025

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

11:03 : 13/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ vendos datën e nisjes së fushatës zgjedhore

10:52 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com