• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rriten me 34% bizneset e mbyllura në maj-tetor/ Ja qytetet e reja

07:50 : 24/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Pasoja që Covid-19 ka sjellë në ekonomi po ndihen më shumë te bizneset e vogla, që po detyrohen të mbyllin aktivitetin.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të përpunuara nga Monitor, për kompanitë që kanë kaluar në status pasiv gjatë periudhës 1 maj- 31 tetor tregojnë se numri i tyre u rrit me 34%.

Në total, mbi 4900 subjekte kanë kaluar në status pasiv gjatë këtyre 6 muajve (periudha mars-prill nuk është marrë në konsideratë, pasi në atë periudhë bizneset e kishin pothuajse të pamundura të bënin veprime).

Ndonëse ekonomia filloi të hapej gradualisht pas majit, konsumi vijoi të ishte i tkurrur, duke detyruar shumë subjekte të mbyllin dyert. Pothuajse në të gjitha drejtoritë rajonale është rritur me ritme dyshifrore numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv, me përjashtim të Dibrës, e vetmja me rënie dhe Beratit e Gjirokastrës, që panë rritje më të lehtë.

Në Tiranë, kaluan në status pasiv gati 1600 subjekte për periudhën maj-tetor, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 32% e bizneseve të mbyllura ishin në Tiranë (në vend rreth 40% e subjekteve ushtrojnë aktivitetin në kryeqytet).

Lexo edhe:

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

Në Durrës, i cili përveç pandemisë është goditur dhe nga tërmeti, numri i subjekteve të mbyllura u rrit me 24%, duke arritur në rreth 680.

Dy rajonet më të goditura kanë rezultuar Vlora dhe Shkodra. Në qytetin bregdetar, mbylljet e subjekteve u dyfishuan, duke i kaluar 520 biznese, që kanë pushuar së ushtruari aktivitetin e tyre. Në Shkodër, janë 65% më shumë subjekte të kaluara në status pasiv, duke arritur në 414.

Rritje e lartë e bizneseve të mbyllura është konstatuar dhe në Korçë (+58%), Sarandë (+54%), Kukës (49%), Elbasan (41%).

Dibra është i vetmi rajon që ka parë një rënie të numrit të bizneseve të mbyllura me 20% për periudhën në fjalë.

Bizneset e vogla rezultojnë më të goditurat, ndërsa të mëdhenjtë po e përballojnë më mirë krizën. Në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka vetëm pak kompani që kanë kaluar në status pasiv, kryesisht pasi janë ristrukturuar apo shitur.

Një anketim i mëparshëm i Monitor me 2015 subjekte që kanë kaluar në status pasit për periudhën maj-gusht gjeti se rreth 80% e të pyeturve pohuan mbyllje të aktivitetit për shkak të rënies së xhiros nga COVID-19, detyrimeve fiskale, gjobat, anulim kontratash etj. Nga të intervistuarit, raportuan mbyllje të aktivitetit si biznese të hapura para 25 vitesh, edhe ato me një aktivitet disamujor apo mbi një vit.

Për shkak të pandemisë, shumica e tyre japin arsye të falimentimit rënien e lartë të xhiros, fuqisë blerëse dhe marrjes së borxheve për të përballuar detyrimet. Disa nga bizneset e anketuara pranuan se kanë përfituar pagesat nga Paketat Financiare 1 dhe 2, por i vlerësuan të pamjaftueshme për të përballuar detyrimet./Monitor

Etiketa: biznesekrizambyllje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

12:38 : 08/09/2025
AKTUALITET

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025
BOTA

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025
AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
Para

Zgjedhjet e 25 prillit/ Duka i vendos kushte Bashës: Kandidoj në Durrës, ja vendi që kërkoj në listë

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025

Sulmet izraelite në Doha, 4 udhëheqës të Hamasit raportohen të vra*ë

16:17 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com