• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia 6.4% më 2020/ Instituti i Vjenës jep parashikimin për ekonominë shqiptare

07:45 : 20/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare rimëkëmbja e ekonomive të Evropës Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria do të jetë e ngadaltë dhe do të varet nga suksesi në menaxhimin e pandemisë pa aplikuar masat bllokuese, si dhe nga vazhdimi i mbështetjes me masa nga qeveritë.

Në parashikimet e reja Instituti i Vjenës raporton se, ekonomia e Shqipërisë do të shënojë rënie me 6.4 për qind nga -5 për qind që ishin parashikimet e majit 2020, ndërkohe që ka rritur pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë në vitin 2021 me 0.8 pikë përqindje. Sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e vendit do të rritet me 4.6 për qind vitin që vjen.

Në Rajon rënien më të madhe të ekonomisë pritet ta ketë Mali i Zi me 9 për qind për shkak të varësisë së lartë nga turizmit, Pas Malit të zi e dyta në rajon për thellësinë e rënies është Shqipëria dhe më pas Maqedonia. Më butë do të jetë rënia për Serbinë, pasi ekspertët e Vjenës parashikojnë një tkurrje me 2 për qind.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se shumica e ekonomive në Europën Lindore i rezistoi valës së parë të pandemisë më mirë sesa Evropa Perëndimore, por shumë ekonomi në rajon si Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria i ndjenë më shumë pasojat për shkak ekspozimit të lartë ndaj sektorit të turizmit.

Mirëpo vala e dytë përshpejtuese e pandemisë solli rivendosjen e bllokimeve, të cilat mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm, duke e bërë të sigurt tashmë rënien e thellë.

Lexo edhe:

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të shmanget përshkallëzimi

Ekonomistët e Vjenës besojnë se, perspektiva afatmesme është jashtëzakonisht e pasigurt. Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 4.5% këtë vit, rajoni duhet të rritet me 3.1% në 2021 dhe me 3.3% në 2022.

Në këtë skenar vetëm Lituania, Serbia dhe Turqia do të arrijnë nivelet e 2019 para vitit 2022, ndërsa Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria do të duan më shumë kohë.

Përveç potencialit për bllokime më të rrepta në muajt e dimrit, pandemia do të lërë pasoja afatgjata në konsum, duke i çuar në depresion disa shërbime, të tilla si aviacioni, hotelet dhe rekreacioni.

Instituti i Vjenës këshilloi se, mbështetjet e mëtejshme nga qeveritë janë të nevojshme në të gjithë rajonin.

Pas heqjes së masave bllokuese në tremujorin e tretë tregtia me pakicë u rrit e nxitur nga blerjet e munguara gjatë bllokimit, dhe zinxhirët ndërkombëtarë të prodhimit rifilluan funksionimin.

Megjithatë, nivelet e para krizës së aktivitetit ekonomik nuk janë arritur. Përveç kësaj, vala e dytë e pandemisë, e cila filloi në shumë vende të CESEE në shtator, ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e sistemeve të kujdesit shëndetësor për të përballuar numrin në rritje të shtrimeve në spital.

Në skenarin bazë, i cili supozon se një vaksinë do të frenojë pandeminë pa nevojën e bllokimeve të gjata, ekonomitë e CESEE parashikohet të rriten mesatarisht me 3.1% në 2021 dhe 3.3% në 2022./Monitor

Etiketa: instituti i vjeneskrizaShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

20:18 : 10/09/2025
AKTUALITET

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të shmanget përshkallëzimi

19:33 : 10/09/2025
SPORT

Në Beograd u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, a do t’a mbyllë UEFA stadiumin ndaj Shqipërisë?

16:58 : 10/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

08:25 : 10/09/2025
SPORT

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

21:56 : 09/09/2025
Para

Kushtetuesja/ Ironia e Enkel Demit: Kim dhe Soreca a duhen quajtur peshkatarë?

TË GJITHA

Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”

09:11 : 12/09/2025

17-vjeçari shqiptar plagosi me thi*ë mësuesen në Gjermani, zbulohet shkaku

08:52 : 12/09/2025

Reuters: Rama emëron “Diellën”, ministren virtuale në një vend të zhytur nga korrupsioni

08:37 : 12/09/2025
Foto ilustruese

Dita nis me diell, por pasdite priten reshje shiu, moti për sot

08:26 : 12/09/2025

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit, pritet të betohen deputetët. Kush e drejton?

08:25 : 12/09/2025

Këmbimi valutor 12 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:18 : 12/09/2025

Aksident në aksin Rogozhinë-Lushnjë/ Autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas motorin, vdes drejtuesi

08:14 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com