• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

90% e importit të gazit të lëngshëm kontrollohet nga tre kompani, konkurrenca hap hetim të thelluar

23:49 : 18/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Më shumë se 90% e tregut të importit të gazit të lëngshëm të naftës (GLN) kontrollohet nga tre kompani.

Të dhënat e Autoritetit të Konkurrencës tregojnë se tregu me shumicë i GLN është edhe më i përqendruar se importi i karburanteve dhe dominohet nga kompanitë TENET, A&V Gas dhe Kevin Gaz.

Për më tepër, tregtimi i gazit ka një integrim vertikal të subjekteve, çka nënkupton se të njëjtat ndërmarrje dhe individë që kontrollojnë infrasturkturën e ngarkim-shkarkimit, janë të pranishëm edhe në nivel të importit, tregtimit me shumicë dhe tregtimit me pakicë.

Më konkretisht, aksioneri i kompanisë koncesionare të Porto Romanos, Romano Port (Piro Bare), ka një pjesë të lartë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN, përmes kompanive A&v Gas dhe AV Distribution.

Aksioneri i portit tjetër të hidrokarbureve në Porto Romano, MBM, (Shefqet Kastrati) është njëkohësisht bashkëpronar në kompaninë e shitjes me shumicë të gazit TENET, si edhe është i pranishëm edhe në tregun e pakicës me ndërmarrjen Kastrati Gas Tech. Porti MBM ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e portit dhe zotërimin e lirë të zonës, për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20 mijë tonë për një periudhe prej 35 vjetësh.

Lexo edhe:

Gazifikimi i Ramës, memorandume pa tubacione

A mund të jetë Shqipëria pikë rajonale për shpërndarjen e gazit amerikan?

Pronari i Kevin Gas, ndërmarrjes së tretë dominuese në tregun e importit të gazit (Gjergj Lekaj), shfrytëzon me qira të gjithë kapacitetin depozitues në GLN në portin tjetër të hidrokarbureve, atë Vlorës.

Nga analiza e strukturës së tregut të importit të GLN vërehet se për vitin 2019 ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 34.8% është ndërmarrja TENET, ndërmarrja A&V Gas zotëron pjesën prej 32.1% të tregut, ndërsa Kevin Gas zotëron pjesën prej 25.4% të tregut.

Duke parë shkallën e lartë të përqendrimit të tregut dhe integrimin vertikal të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e GLN, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të GLN. Gjatë procedurës së inspektimit nuk u gjetën evidenca direkte për të vërtetuar

ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar midis ndërmarrjeve. Megjithatë, nga rezultatet e hetimit paraprak, u konstatua se në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN-së ka shenja të një sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto tregje. Hetimi paraprak tregoi se ndërmarrjet kryesore importuese A&V Gas dhe Kevin Gas kanë aplikuar çmime të përafërta, ndërsa ndërmarrja TENET, ka aplikuar çmime më të larta.

Hetim edhe për karburantet

Më herët, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi do të hetojë sërish tregun e karburanteve në vend. Në fund të muajit tetor, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve. Hetimi do të përfshijë periudhën tetor 2017-tetor 2020 dhe synon të mbledhë shenja të mundshme të kufizimit të konkurrencës në tregjet e mësipërme./Monitor/

Etiketa: gazhetimikonkurrenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazifikimi i Ramës, memorandume pa tubacione

17:49 : 10/05/2026
AKTUALITET

A mund të jetë Shqipëria pikë rajonale për shpërndarjen e gazit amerikan?

22:02 : 06/05/2026
BOTA

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

14:08 : 05/04/2026
AKTUALITET

Zgjatet hetimi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria kërkon edhe 3 muaj kohë

15:55 : 04/04/2026
BOTA

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

15:14 : 30/03/2026
BOTA

Lufta në Iran thellon krizën, Italia kërkon gaz në Algjeri

19:13 : 26/03/2026
Para

Skandali i Teleperformance, u kërkon punonjësve të instalojnë kamera në mjediset private të banesës

TË GJITHA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficepadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom