• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Përse gabuan sondazhet?

19:37 : 18/11/2020
në BOTA

Sondazhet parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara tregonin se Joe Biden do ta fitonte me shumicë dërrmuese garën presidenciale dhe se demokratët do të merrnin kontrollin e Senatit. Por, shumë prej këtyre sondazheve nuk qëlluan në shenjë.

Frank Luntz është anketues i njohur republikan. Para ditës së zgjedhjeve, ai tha për televizionin FOX News se një gabim në sondazhe si në vitin 2016 do të rrezikonte biznesin e tij.

“Nëse Donald Trump ka të drejtë dhe anketuesit gabojnë, atëherë njerëz si unë do të duhet të gjejnë një profesion të ri”, tha zoti Luntz.

Fitorja e Joe Bidenit, edhe pse e thellë, nuk ishte dërrmuese. Demokratët morën pak vende në Senat dhe humbën disa në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Luntz thotë se rezultatet ishin “shkatërrimtare” për industrinë e sondazheve.

“Sigurisht që sondazhet gabuan rëndë”, thotë Joseph Campbell i Universitetit Amerikan. Zoti Campbell është autor i një libri mbi gabimet e famshme të sondazheve politike në vite.

Lexo edhe:

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

“Sondazhet tregonin se do të kishte një valë blu, se Joe Biden do ta merrte me lehtësi Shtëpinë e Bardhë, do të sillte një shumicë në Senat si dhe një rritje të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi”, thotë ai.

“Sondazhet krijojnë pritshmëri para zgjedhjeve”, thotë Bill Schneider, analist politik në Universitetin George Mason.

“Ajo që bënë sondazhet është se nxitën shumë mbështetës të Presidentit Trump të cilët ishin entuziastë, por që jo domosdo do të votonin. Ata janë njerëz të bardhë të shtresës punëtore, që nuk votojnë në masë. Zemërimi i nxiti ata të dilnin dhe të votonin për të shpëtuar presidentin dhe Partinë Republikane”, thotë profesori.

Në çdo sondazh ka një përqindje gabimi. Të kuptosh se kush do të votojë është me rëndësi për ta mbajtur këtë përqindje sa më të ulët.

“Çdo anketues synon të heqë nga sondazhi ata njerëz që thonë se do të votojnë, por që në fakt nuk shkojnë. Anketuesit e bëjnë këtë me mënyra të ndryshme; ata përdorin mekanizma të caktuara për të hequr nga sondazhi njerëzit që nuk ka gjasa të votojnë”, thotë zoti Campbell.

Ka një arsye që anketuesit thonë se sondazhet e tyre janë thjesht një “fotografi në kohë”. “Sondazhet janë shumë të dobishme për të kuptuar se çfarë po ndodh politikisht, por vështirë të parashikojnë atë që do të ndodhë më pas, sepse njerëzit ndryshojnë”, thotë profesor Schneider. Edhe pse industria e sondazheve mund të vuajë disa pasoja, ajo nuk do të zhduket.

“Sondazhet dhe hulumtimi i opinioneve janë bërë shumë më të ngulitura, shumë më të gjera në jetën amerikane, në jetën e biznesit, në atë kulturore dhe politike”, thotë zoti Campbell. Aq shumë, saqë anketimet për zgjedhjet e vitit 2024 kanë filluar që tani.

Etiketa: SHBAsondazhe

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025
Para

Në izolim, Boris Johnson ka një mesazh për qytetarët britanikë

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com